Matura, përfundon përzgjedhja e
pyetjeve për Gjuhën dhe Letësinë

Matura, përfundon përzgjedhja e<br />
pyetjeve për Gjuhën dhe Letësinë
TIRANE - Ekspertët e lëndës  së Gjuhës Shqipe dhe letërsisë, të cilët u ngujuan në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve për të përgatitur testet, kanë përfunduar përgjedhen e pyetjeve për provimin e parë të Maturës Shetërore, që do të zhvillohet më 31 maj.

Teza e provimit edhe për këtë vit do të ndahet në dy pjesë, ku përfshihet testimi i njohurive për dy fragmentet e shkëputura nga veprat e autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Rreth 60 për qind e pyetjeve të testit i përkasin lëndës së letërsisë, ndërsa pjesa tjetër rreth gjuhës.

Testi do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo domosdoshmërisht të punuara në klasë.

Testi do të jetë i strukturuar në mënyrën që të jenë të përfshirë të tre nivelet e vështirësisë. Sipas ekspertëve maturtantë duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë periudhës përgatitore dhe të mos mbështeten vetëm në perceptimin e fragmentit të tekstit, pasi testi do të përmbajë edhe pyetje rreth tërësisë së veprës së autorit përkatës.

Teza e provimit do të përmbajë 25 pyetje. 13 pyetjet e para janë me zgjedhje, ku do të rrethohet vetëm shkronja përbri përgjigjes së saktë. Pyetjet e tjera kanë kërkesa që janë me zgjidhje dhe arsyetim. Pranë secilës pyetje ka hapësirë për të bërë veprimet e nevojshme. Koha e vënë në dispozicion të maturantëve për zhvillimin e testit është 2 orë e 30 minuta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim