Matura, Rama: Fitoi merita
PD ngelse, bëri përsheshin

Matura, Rama: Fitoi merita<br />PD ngelse, bëri përsheshin
Sot nisi viti akademik, por në seancën  parlamentare çështja e pranimit të maturantëve fitues në Universitete u përcoll me replika të ashpra mes kryeministrit dhe opozitës. Kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar opozitës në sallë lidhur me akuzat për sistemin e pranimeve në Universitete. Sipas Ramës, secili maturant që e meritoi gjeti veten në listat e pranimeve për Universitet. kurse opozita zhurmoi procsin dhe fabrikoi. 
"Prisni, ose mos prisni, por brenda datës 27 e gjithë kjo turbullirë që krijuat do të jetë tërësisht e fashitur dhe pastaj do keni punë me ne për të gjitha të vërtetat e cilësisë. Fakultet për fakultet. Do iu tregojmë si ishte cilësia në listën fituese të juridikut kur qeverisnit ju, e si është kjo e tanishmja."

Rama shigjetoi Flamur Nokën e Topallin, duke hasur më pas në replikat e tyre.
"Flamur, ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis, s’ke lidhje me universitetin", kurse Topallit i bëri të ditur se "konkurrencën sot për sot e ke vetëm me Tinka Kurtin se PD-në ta mori, Luli".

Topalli iu kundërpërgjigj duke i kujtuar se pas 1 viti Rama nuk do të jetë më kryeministër, ndërsa kreu i qeverisë iu kundërgjigj; "Shihemi në Qershor”.

Noka në fjalën e tij duke replikuar thotë se, Ramës duhet ti mbyllet goja me një copë sallam.
Një ndërhyrje u bë nga Erjon Braçe, që vuri në dukje se po devijohej nga tema e ditës.

Seanca plenare ( pjesa 1 )


Seanca plenare ( pjesa 2 )


Ora 13:45 Rama-PD-së: Kujdes me hashashin; po ju bëhet e përditshme, sa do e ndizni një cigare hashash
"Unë i them prindërve, duke përfituar nga mundësi që na dha Flamuri, që studentët e rinj të regjistruar me sistemin e ri janë të parët studentë pas 25 vitesh që hyjnë në auditore falë meritës dhe investimeve të prindërve të tyre. Kjo është garanci se universiteti është kthyer nga merita dhe do të thellojë konkurencën në funksion të meritës, vitin tjetër kufiri për të hyrë në universitet do të rritet. Njëra rrugë është universiteti, rruga tjetër është arsimi profesional.
Ju do coheni e do flisni për hashashin, zonjë, nga të gjithë studimet ka dal një përfundim se kush flet shumë e për lumë për drogën fillon e toksikohet. Bëni kujdes se po hyni në një proces toksikimi dhe do iu behet kaq e përditshme sa do thoni; a ta ndezim ndonjë cigare hashash.


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik