TIRANE - Formulari A1, që do të plotësohet nga maturantët për t’u regjistruar në Maturen Shteterore 2013, është gati.

Ministria e Arsimit konfirmon se ky formular është hartuar dhe po punohet për hedhjen e tij në sistemet kompjuterike.

Formulari A1, këtë vit, për herë të parë, do të plotesohet nga nxënësit e shkollave të mesme online, me ndihmën e mësuesve për të evituar gabimet.

Aplikimi i tij do të kryhet njësoj në të gjithe rrethet, por qyteteve të tjera u është vënë më shumë kohë në dispoziocion për këtë proces.

Plotesimi i formularit nga nxënësit do të bëhet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve dhe më ndihmën e e-mailit çdo kandidat do të marrë kodin personal të aplikimit.

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)