TIRANE - Korrigjimi i testeve të Maturës Shtetërore këtë vit do të bëhet me dorë, pra procesi i vlerësimit do të jetë në mënyre manuale dhe jo ekektronike. Pavarësisht ideve se korrigjimi i testeve të maturës Shtetërore do të bëhej në mënyrë elektronike, sipas specialistëve kjo gjë është e pamundur në kushtet aktuale, pasi gjysma e përgjigjeve të testiti do të jenë me zhvillim.
Alfons Harizaj, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimit shprehet se korrigjimi i testit do të bëhet në mënyrë manuale. “Provimet e maturës shtetërore do të korrigjohen në mënyrë manuale, pra siç është bërë këto vite. Korrigjimi në mënyrë elektronike nuk është i mundur pasi pyetjet janë me zhvillim.
Pyetjet gjithashtu mund të jenë të zhilluara pjesërisht, janë të shkruara prandaj elementë të tille e bëjnë të pamunudr korrigjimin elektronik. Nëse të gjitha pyetjet do ishin me alternativa atëherë do të ishte i mundur korrigjim i testeve në mënyrë elektronike” shprehet drejtori i AKP.
Më tej drejtori i AKP-së shprehet se për të shmangur gabimet njerëzore testi nuk do të korrigjohet vetëm nga një vlerësues por nga disa. “Testet do të korrigjohen nga dy vlerësues dhe në rastet kur ka diskutim për diçka atëherë do të ketë edhe vlerësues të tretë.
Kjo do të bëjë që vlerësimi të jetë me i saktë dhe pagabim”. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje; nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila; dhe 12 pyetje janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë gjithsej.
I gjithë testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të ketë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative (që vlerësohem me 1 pikë secila), dhe 10 pyetje të tjera do të jenë me zhvillim dhe do të vlerësohen me 30 pikë.
Në total testi i provimeve me zgjedhje do të ketë 40 pikë. Vlerësimi elektronik është aplikuar në Maturën Shtetërore, për herë të parë në vitin 2006, vetëm për provimet me zgjedhje. Mirëpo, kjo mënyrë nuk u zbatua më për shkak të ndryshimeve që ndodhën në përmbajtjen e pyetjeve.
Duke qenë se pyetjet me alternativa që kërkojnë përgjigje si: po ose jo, shtuan notat fiktive nëpërmjet kopjimit, specialistët vendosën që gjysma e pyetjeve edhe në testet me zgjedhje të bëhen me shtjellim.
Ky ndryshim, ndikoi edhe në mënyrën e vlerësimit, i cili u transformua nga elektronik në manual. Mbi 45 mije maturantë do tu nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore këtë vit, të cilët fillojnë në 31 maj me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com