TIRANË - MAS i ka kërkuar komisionit të Maturës Shtetërore dhe DAR masë administrative për largim nga puna për shkelje të rregullores në provimin e gjuhës dhe matematikës, për 11 administratorë, në Kukës, Lushnjë dhe Vlorë. 9 prej këtyre mësuesve janë nga qyteti i Lushnjës.
Në qytetin e Lushnjës është mbledhur komisioni i administrimit të provimeve dhe është propozuar masa administrative largim nga puna për 9 mësues.
Mësohet se këta punonjës të arsimit kanë shkelur rregullat për kryerjen e provimeve të maturës shtetërore, konkretisht në provimet e gjuhës dhe matematikës. Pritet vendimi i këtij komisioni për të vendosur largimin përfundimtar të mësuese që shkelën rregulloren.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO