TIRANË – Shqiptarja.com në numrin e saj të së djelës publikon përgjigjet e provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij të letërsisë. 43 mijë maturantët të cilët dhanë dje testin e parë për përfundimin e shkollës së mesme, sot në Shqiptarja.com mund të lexojnë se kur do të dalin notat e marra të provimit të letërsisë, por edhe përgjigjet se si duhej zgjidhur teza e provimit.

Testi për secilin nga provimet e detyruara përmbante 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa me përgjigje alternative, të cilat vlerësohen me nga një pikë secila dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 37 pikë. Në total nga ky test maturanti duhet të grumbullojë 50 pikë. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje të tjera janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 30 pikë.

Në total maturanti duhet të grumbullojë nga provimi me zgjedhje 40 pikë. Rregullorja përcakton se provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta secili prej tyre, ndërsa provimet me zgjedhje do të zgjasin 3 orë. Kandidatët që do të japin provim të MSh vetëm një lëndë, do të fillojnë provimin në orën 11:00 dhe do të përfundojnë në orën 13:00. Gjithashtu sipas rregullores provimi të zhvillohet në mjedise të veçanta si dhe maturantët apo kandidatët mbetës në provimet e maturës shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sezonin e dytë. Matematika është provimi i dytë me detyrim ku maturantët do të testohen më 16 qershor, ndërsa provimet me zgjedhje do të zhvillohen me datë 30 qershor.

(aq/shqiptarja.com)