Ndërkohë që vijon regjistrimi i maturantëve fitues në Universitet, pjesa më e madhe e kandidatëve po presin raundin e dytë, për të parë nëse do të fitojnë një degë ose jo.
Sipas Ministrisë së Arsimit maturantët që kërkojnë të ruajnë degën që kanë fituar, duhet të regjistrohen. Por nëse një maturantë, nuk ka fituar preferencën që dëshiron, atëherë ai nuk duhet të regjistrohet.
Kjo pasi regjistrimi do të thotë heqje dorë nga konkurimi për në raundin e dytë dhe vazhdimin e studimeve në degën që keni fituar.
Për këtë arsyje, specialistët u bëjnë apel maturantëve, që në raundin e dytë të hedhin degët që kanë fituar në raundin e parë, pastaj të zgjedhin dhe degët e tjera. Kjo u jep mundësi atyre që kanë fituar, që të mos humbasin degën që kanë fituar në raundin e parë.
Ndërkohë për maturantët që nuk kanë fituar asnjë degë, do të ndryshohet formula e pranimeve. Kjo është arritur pas njjë takimi ditën e djeshme te Ministres Lindita Nikolla, me Rektorët.
Në raundin e dytë, para se të nisin aplikimet, Universitetet nuk do ti vlerësojnë me zero pikë, lëndët me zgjedhje që nuk janë bërë në shkollë. Këto lëndë do zëvëndësohen dhe në këtë mënyrë, shumë kandidatë me mesatare të lartë, nuk do të penalizohen, por do të fitojnë një degë në univeristetet publike.
Ndërkohë aplikimet ne raundin e dytë do të nisin në datën 23 shtator, në qarkun e Tiranës dhe do të mbyllen në datën 30 shtator, sipas këtij kalendari.
Lista e fituesve të raundit të dytë, pritet të publikohet në datën 6 tetor.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.5%
-
Trump
49.4%
-
S'kam mendim
3.1%
Vota total: 8003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë nga zonja Albana
5 Nëntor, 12:03
-
Nga magjitë e lutjet e veçanta deri te hyjnia hindu! Si do ndiqen zgjedhjet presidenciale të SHBA nga Parisi në fshatin e stërgjyshërve të Harris
5 Nëntor, 12:00
-
Buxheti 2025 s’ka fonde për skemën e re të pensioneve, Malaj: Pasi të mbyllet reforma rishikojmë buxhetin! Bonusi vitin tjetër më i lartë
5 Nëntor, 11:56
-
Prokurorja federale e Belgjikës në SPAK, takon Dumanin dhe prokurorë të tjerë
5 Nëntor, 11:55
-
Banorët e fshatit të gjyshërve në Indi luten për fitoren e Kamala Harris
5 Nëntor, 11:52
-
Tirana shkarkon Bledi Shkëmbin, trajneri për Report TV: E mbylla me bardheblutë
5 Nëntor, 11:50
-
Supa kolagjen me perime dhe lëng kockash, më e mira nga zonja Albana
5 Nëntor, 11:41
-
Iris Luarasi: Zbulohet fajtorja e vërtetë për humbjet: Linda Rama!
5 Nëntor, 11:38
-
E shkuara i vjen në shtëpi, Ancelotti: Me Milanin gjithmonë një ndeshje speciale
5 Nëntor, 11:38
-
I dënuar me burgim të përjetshëm për 'masakrën e Lushnjes', Laert Haxhiu në Apelin e GJKKO-së: Po dënohem pa fakte! Babai reagon ndaj Dumanit
5 Nëntor, 11:33
-
Revani me kos dhe vaj luledielli nga zonja Albana
5 Nëntor, 11:31
-
PD mbledh grupin parlamentar vendoset fati i marrëdhënieve me Parlamentin
5 Nëntor, 11:30