TIRANE - Të premten në 24 maj mbi 40 mijë gjimnazistë mbyllin vitin shkollor dhe përgatiten për provimin e parë të Maturës, atë të Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe. Maturantët pas datës 26 maj do të nisin konsultimet pa pagesë në shkolla.
Teza e provimit edhe për këtë vit do të ndahet në dy pjesë, ku përfshihet testimi i njohurive për dy fragmentet e shkëputura nga veprat e autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Rreth 60 për qind e pyetjeve të testit i përkasin lëndës së letërsisë, ndërsa pjesa tjetër rreth gjuhës.
Testi do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informative, tekst estetik).
Struktura e pyetjeve do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tre nivelet e vështirësisë. Njëra nga pyetjet me zhvillim është ese. Maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos mbështeten vetëm në perceptimin e fragmentit të tekstit, pasi testi do të përmbajë edhe pyetje rreth tërësisë së veprës së autorit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com