TIRANE- Një maturant që do të jap provim me zgjedhje sociologjinë, do të ketë 11% të pyetjeve nga shtresimi gjinor dhe familja. Për një kandidat që ka zgjedhur historinë, 6% e testit do të jenë pyetje nga qytetërimi Ilir. Janë këto udhëzimet që ka publikuar Agjencia Kombëtare e Provimeve, 6 ditë para provimeve me zgjedhje. Duke ndarë peshën që do të ketë në përqindje çdo kapitull, maturantët mund të mësojnë se nga cilat fusha do të bien pyetjet e testit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, lënda që kanë zgjedhur me shumë maturantët për tu testuar është sociologjia, pastaj vjen qytetaria, ekonomia dhe historia. Provimet me zgjedhje do të zhvillohen në 19 qershor dhe testi do të ketë 20 pyetje, ku 10 do të jenë me alternativa (10 pikë) dhe 10 pyetje do të jenë më zhvillim (30 pikë).
/Shqiptarja.com