Maturantët, Rama: Konkurrenca e
merita, transparencë përpara syve tuaj

Maturantët, Rama: Konkurrenca e<br />merita, transparencë përpara syve tuaj
Pas protestës pak ditë më parë të disa maturantëve, kryeministri Rama kërkon që të ndjekin me vëmendje dhe durim zhvillimet e raundit të dytë, pasi sipas tij miku, fisi, partia apo leku nuk kanë më asnjë fuqi mbi fatin tuaj në këtë proces, por vetëm meritë.
 
Gjithashtu kryeministri shprehet se deri dje të gjitha këto zhvillime ndodhnin larg syve dhe kontrollit të maturantëve, në errësirë të plotë, në dëm të konkurrencës e të meritës, por sot ka një ndryshim epokal.
 
"Sistemi i regjistrimeve në universitete është, për herë të parë pas 25 vjetësh, i gjithi në duart tuaja!
 
Konkurrenca dhe merita, janë më në fund dhe në transparencë të plotë përpara syve tuaj!
 
Urime e suksese të gjithëve ndër ju që tanimë e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe janë regjistruar, ndërkohë që të tjerët mund të ndjekin në kohë reale zhvillimet për çdo degë, për të përmbushur synimin e tyre.
 
Deri dje të gjitha këto zhvillime ndodhnin larg syve dhe kontrollit tuaj, në errësirë të plotë, në dëm të konkurencës e të meritës. Sot ju jeni dëshmitarët e parë të një ndryshimi epokal.
 
Miku, fisi, partia, leku apo shansi qorr, nuk kanë më asnjë fuqi mbi fatin tuaj në këtë proces. Atë e keni në dorë ju!
 
Me vëmendje e durim, ndiqni zhvillimet e raundit te dyte. Mbarësi e suksese
" shkruan kreu i qeverisë.
 
Në datën 6 dolën përgjigjet nga universitet për raundin e dytë, ndërsa vazhdon regjistrimi i maturantëve.

Maturantët, Basha: Rama u ka vjedhur të ardhmen me aferat korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama mbi cështjen e maturanëve duke e akuzuar se qeveria u vodhi të ardhmen. Basha thotë se, për Ramën vlejnë vetëm milionat korruptive që fut në xhepat e tij dhe miqve të tij. Maturantët janë "viktimat" e rradhës të pushtetit të tij të korruptuar.
 
"18 mije maturante, mes tyre mijera me rezultate shume te mira dhe te shkelqyera, vazhdojne te jene ne ankthin e pritjes nese do te arrijne te ndjekin studimet sipas merites dhe preferences. Ata dhe prinderit e tyre qe kane sakrifikuar gjithcka per shkollimin e tyre nuk kane asnje pergjigje pse nuk jane vleresuar rezultatet e shkelqyera te femijeve te tyre.
E ndersa prisnin zgjidhje, autori i kaosit dhe pasigurise se krijuar, ju dhuroi nje tjeter mashtrim dhe perqeshje, qe ne oret e para te mengjesit.
Nga bordi i nje avioni privat, i shkeputur totalisht nga realiteti, Rama vazhdoi avazin e genjeshtrave dhe talljeve me endrrat e mijera te rinjve te cileve ju ka vjedhur te ardhmen me aferat korruptive qe fshihen pas pseudoreformes ne arsim.
Per Ramen vlejne vetem milionat korruptive qe fut ne xhepat e tij dhe miqve te tij. Maturantet jane "viktimat" e rradhes te pushtetit te tij te korruptuar.
Transparence, Merite-Preference dhe mbeshtetje buxhetore, kete meritojne dhe kete do te kene te rinjte shqiptare pas shfuqizimit te pseudoreformes Rama. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen
".

d.b/dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten