Çelja e panairit dhe konkursit kombëtar të shoqërive të nxënësve, organizuar nga "Junior Achievement" me mbështetjen e Ministrise se Arsimit dhe Sportit (MAS), mblodhi sot 23 shoqëritë e nxënësve, të cilat paraqitën idetë e tyre për sipërmarjen.
23 shoqëritë e nxënësve kane bere prezantimin dhe konkurimin e tyre nen titullin "Shoqeria me e mire e vitit 2015? ne rang vendi, ku secila qeveri nxënësish bëri prezantimin më të mirë dhe aproduktin apo shërbimin më të mirë për jurinë, e cila do të bëjë më pas përzgjedhjen.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë panairit u shpreh se "për herë të dytë kam kënaqësinë të njihem me idetë tuaja dhe ky është një realitet që vjen si rezultat mbreslënës, ku secili prej jush jep një shembull dhe model suksesi për të rinjtë e tjerë. Ju inkurajoj fort që të vazhdoni me idetë tuaja".
Nga ana e tij, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, tha se "prezenca ime është deshmi e mbështetjes që dua t'i jap të rinjve maturantëve për t'u thënë që pasioni, puna dhe gjithçka që përfaqëson ky realitet, padyshim që ju do të mund të jeni një nga pjesët më të rëndësishme".
Ndërsa Drejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan per Zvillim, Michael Granoff, theksoi se "ky event është me shumë rëndësi, pasi ideja e biznesit është një element kyc për të zhvilluar një vend, ndaj inkurajoj të rinjtë shqiptarë për të konkuruar me idetë e tyre duke punuar fort për të ardhmen e tyre".
Fituesit e këtij panairi do të mund të përfaqësojnë Shqipërinë në Berlin në muajin korrik. /atsh/
/Shqiptarja.com