Maturantët vendosin për fatin e studimeve, Report Tv në gjimnazin ‘Dhaskal Todri’ në Elbasan! Nxënësit: Studiojmë në Shqipëri

Janë ditët e fundit të konsultimeve për maturantët, të cilët javën që vjen nisin provimet, jo pa emocion... Në gjimnazin “Dhaskal Todri” të qytetit të Elbasanit, takojmë disa maturantë që kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta në Shqipëri. 

“Oraret e këshillimit në përzgjedhjen e degëve na kanë ndihmuar shumë. Unë personalisht në Shqipëri do studioj. Arsimi këtu i mirë dhe mendoj këtu”.

 “Studimet këtu në Shqipëri por më pas nuk e di”.

 Oraret bëhen në orë zero para fillimit të mësimit, arrijmë të shohim problematike të zgjedhin një degë. Personalisht në Shqipëri, arsimi në Shqipëri i mirë”, shprehen ata.

Ndërsa mësuesja e historisë Alma Tafani, e cila është pjesë e komisionit të maturës shtetërore thotë se referuar formularit “A1” që ata kanë plotësuar disa muaj më parë përfton të dhëna mbi drejtimin që do të marrin të rinjtë. Rezulton se pjesa më e madhe e maturanteve të kësaj shkolle dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në Tiranë dhe Elbasan.

 “Pjesa më e madhe do të studiojnë në Shqipëri dhe një pjesë e vogël jashtë vendit”, shprehet mësuesja.

Në qytetin e Elbasanit numërohen 1600 maturantë që do të japin provimet nga data 1 deri më 19 qershor. Nga drejtoria arsimore janë përcaktuar 8 ambiente në të mëdha që monitorohen me kamera.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë