GREQI- Rahman Lumi është maturanti shqiptar i cili ka triumfuar me provimet panhelenike në Greqi. Ai banon në Nea Mudania, Chalkidiki të Greqisë dhe kaloi i pari me 18. 640 pikë në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, në Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi. Suksesi i jashtëzakonshëm i të riut shqiptar ka bërë bujë në median greke, pasi ka arritur thuajse të paarritshmen në sistemin grek arsimor, e veçanërisht në provimet panhelenike, të detyrueshme për të siguruar një vend në auditoret e larta shtetërore, që është shumë i komplikuar, pasi në dy nga 5 provimet është vlerësuar me notën maksimale e tepër të rrallë 20, ndërsa në të tjerat mbi 18.5.
Rahman është shprehur me modesti në median greke se mezi pret të jetojë ëndrrën e çdo nxënësi, që nuk është tjetër veçse “jeta studentore”. Gjithashtu, ka deklaruar se ishte një vit i vështirë, me shumë sakrifica, por ja vlente mundimi. "Ishte një vit i vështirë për të fituar një garë, por në fund ishte shpërblyese, psikologjia është 70% e suksesit", thotë i riu shqiptar.
Ai ka theksuar se ndoshta do të largohet nga Greqia për një master, por ndryshe nga të rinjtë vendas që braktisën atdheun gjatë krizës, do të donte të jetonte e punonte në Greqi, vendin ku emigruan prindërit e tij, ku u rrit dhe tashmë ka shansin të realizojë gjithë ëndrrat.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
55.2%
-
Jo
38%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 2089
Lajme të tjera
-
Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë
29 Mars, 13:51
-
Tentuan t’i shpëtonin policisë, aksidentohet automjeti plot me drogë në kufirin greko-shqiptar, dalin detajet e para
28 Mars, 18:58
-
Policia greke çmonton rrjetin terrorist që kishte përgatitur sulme në Greqi, në pranga 2 pakistanezë! Urdhrat i merrnin nga 'truri' jashtë shtetit
28 Mars, 17:06
-
Greqia nuk ndryshon qëndrim: Nuk e njohim Kosovën, kemi konsistencë politike
28 Mars, 14:32
-
Iu sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni të padeklaruara, vihet nën hetim 57-vjeçari
26 Mars, 13:41
-
Iu gjetën 44 750 euro të padeklaruara në çantë teksa kalonte kufirin në Kakavijë, në hetim 54-vjeçari
25 Mars, 14:12
-
Rama intervistë për gazetën greke: Çështja e detit në Hagë, pas zgjedhjeve në Greqi
25 Mars, 13:23
-
Sot Greqia feston 202-vjetorin e Pavarësisë, Nikolla uron homologun grek: Emigrantët shqiptarë e minoritetit grek, ura miqësie
25 Mars, 13:17
-
Konferenca e Selanikut/ Shqetësim për rritjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
25 Mars, 11:01
-
'France24' reportazh për ekspozitën e Ramës në Athinë: Arti në shërbim të vëllazërimit! Greqia dhe Shqipëria shpalosin miqësinë në event jo të zakontë
24 Mars, 19:36
-
Si Rama po bën diplomaci me piktura
23 Mars, 10:52
-
Arrestohet trajneri në Greqi, abuzoi seksualisht me sportistet e mitura
22 Mars, 16:57
Shpresoj qe te mos i bejne gjemen pas ca kohesh.
Përgjigju