Mauro Geraci:Musine Kokalari
vajza urgan, armikja e çdo diktature

Mauro Geraci:Musine Kokalari<br />vajza urgan, armikja e çdo diktature
TIRANE - Libri “Musine Kokalari, jeta ime universitare. Kujtimet e një shkrimtareje shqiptare në Romën fashiste” i botuar në gjuhën italiane u promovua paraditen e së premtes në Panairin e Tiranës.

Ky libër i shkruar nga Simonetta Ceglie dhe Mauro Geraci, i shoqëruar edhe me një ese të Visar Zhitit, u promovua nga Instituti Italian i Kulturës, ku ishin të pranishëm autori i librit Mauro Geraci, drejtorja e Institutit Italian të Kulturës Adriana Frisena dhe Persida Asllani e Albert Nikolla, si dhe familjarët e Musine Kokalarit.
 
Autori i Librit rrëfeu se ky libër është rezultat i një hulumtimi të gjatë historik e arkivor mes vendeve Romës dhe Tiranës. Libri përmban edhe imazhe të padokumentuara më parë nga jeta dhe studimet e saj në Romë.
 
Musine Kokalari mbante pseudonimin Muza në shkrimet e saj, me këtë pseudonimin ajo kishte nënshkruar hulumtimet me të vërtetë sfiduese për një vajzë të asaj kohe, duke denoncuar problemet sociale të grave e vajzave të reja në Shqipëri. Musineja ka shkruar ne gjuhën italiane për  botën popullore të Shqipërisë që kishte kishte njohuri të përsosur. E sillte atë botë në një vend të huaj  në mesin e viteve 1939 dhe 1942, kur Shqipëria ishte nën pushtimin fashist italian.” Për pasionin me të cilin ajo luftoi për demokracinë, do të cilësohej armikja e çdo diktature.  Ndaj Musine Kokalari e dënuar për gjithë jetën e saj nga komunizmi shqiptar mbetet një “vajzë uragan”, që edhe sot mund të frymëzojë brezat e ardhshëm me dashurinë për drejtësi dhe liri. " deklaroi autori Mauro Geraci.

Më tej bashkëautori i kësaj biografie Geraci tha se “Në këtë libër janë aspiratat e një vajze të re shqiptare, që duke kërkuar formimin e saj intelektual zgjohet tek ajo një ndërgjegje kritike ndaj izolimit politik, por që ia thyen që në zanafillë, duke e dënuar me vite të gjata me burgim të detyruar. Musine Kokalari u kthye në Shqipëri në vitin 1942, dhe e duroi këtë dënim deri në vitin 1983, viti i vdekjes së saj. Ajo ishte e paepur për të çuar deri në fund projektin kompleks të demokracisë dhe të lirisë kombëtare për t’u përballur me regjimin fillestar komunist të Enver Hoxhës.”

Mbesa e Musine Kokalarit, Linda Kokalari e cila është rritur në duart e kësaj heroine, është emocionuar shumë dhe falënderon me gjithë zemër Institutin Italian të Kulturës për botimin.  Ndërsa për Report TV ajo rrëfen se takimi i fundit me hallën e saj Musine Kokalari ka ndodhur pas hekurave të burgut.
 
"Musineja më ka rritur mund të them, sepse unë u linda kur ajo ishte 18 vjeç. Unë isha më e vogla e shtëpisë në atë kohë, e lidhur pas saj dhe nuk e lija të shkonte gjëkundi.  Për herë të fundit jemi takuar pas hekurave. Shumë prekës ka qenë takimi që kam bërë më të. Isha ende e vogël kur ajo mori dënimin 20 vjet burg dhe gjithë familja mendonte si do t'ia themi se në atë kohë i kishte vdekur i ati. Ajo nuk e dinte dhe pyeti midis të tjerëve, po babi si është. Kur mori vesh vdekjen e të atit tha nuk pata mundësi të vija të varrosja babanë. ", u shpreh Linda Kokalari. 

[gallery]19601[/gallery]

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin