Mavraj: Bëmë maksimumin në fushë
Hysaj: Japim gjithçka me Rumaninë

Mavraj: Bëmë maksimumin në fushë<br />Hysaj: Japim gjithçka me Rumaninë
Mërgim Mavraj nuk e fsheh zhgënjimin e tij pas ndeshjes së humbur me Rumaninë. “Jemi mërzitur shumë. E kemi pritur që vëmendja duhet të ishte maksimale. Kur sheh që futen në fushë Griezman dhe Pogba, duhet që të jesh i përgatitur për këto nivele”.
 
I pyetur nëse u gabua me futjen e Veselit në vend të Ajetit, Mavraj tha se Ajeti u dëmtua. “Ajeti u dëmtua dhe ishte i lodhur shumë. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Nuk kemi lojtarë me eksperiencë më të madhe. Këta lojtarë kemi. Edhe Veseli kontribuoi por fati nuk ishte me ne”.
 
Mavraj thotë se ekipi do të japë gjithçka në ndeshjen e fundit me Rumaninë. "Me Rumaninë kemi shpresë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”, tha ai.
 
I zhgënjyer është edhe Elseid Hysaj. “Shumë zhgënjim sepse bëmë një lojë shumë të mirë”. “Jemi këtu. Jemi të gjithë krenarë. I falënderojmë të gjithë tifozët që na duartrokitën në fund. Ne jemi këtu. Ka shpresë. Edhe një fitore me Rumaninë? Ne do të hyjmë në fushë dhe ajo është beteja e fundit” – e mbyll Hysaj.
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë