Mavraj e mbyll në Koln-in, drejt
Hamburgut me 1 mln euro pagë

Mavraj e mbyll në Koln-in, drejt<br />Hamburgut me 1 mln euro pagë
Qendërmbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj, duket se do t'i japë lamtumirën Kolnit, pasi është pranë firmës me Hamburgun, duke preferuar të mbetet në Bundesligën gjermane.  

Trajneri i Koln, Peter Stoger, është shprehur fillimisht se nuk e di nëse mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të bëjë një lëvizje të tillë, por më tej ai shprehet se shpreson që të gjejnë një zëvendësues për Mavrajn, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm te ekipi i tij.

Nuk e di a do të largohet, por ne e kemi treguar edhe në të shkuarën se dimë t’i zëvendësojmë lojtarët e rëndësishëm dhe shpresoj ta bëjmë këtë gjë edhe tani”.

“Mërgimi është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme pas një dëmtimi të rëndë dhe është bërë një lojtar kyç. Ai ka një ofertë në tavolinë dhe unë jam i lumtur për këtë, pasi një vit më parë askush nuk u interesua për të. Ai e ka fituar me forcat e veta dhe ka merituar gjithçka, ndaj të shohim çfarë do të vendosë”, ka thënë trajneri i Kolnit.

Hamburgu i ka ofruar Mavrajt një ofertë të majme, e cila përfshin një pagë mbi 1 milionë euro në sezon. 

Redaksia Onlie
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene