Mavraj foto me Canën: Mes
nesh s’ka “xixa”, jemi vëllezë

Mavraj foto me Canën: Mes<br />nesh s’ka “xixa”, jemi vëllezë
Pas ndeshjes së humbur me Austrinë dhe pas gabimeve të dy lojtarëve të qëndrës së mbrojtjes jo të pakta ishin kritikat në drejtim të Lorik Canës dhe Mërgim Mavrajt.
 
Më pas në media në mënyrë indirekte futbollistët akuzuan njëri-tjetrin se nuk ishin marrë vesh tek goli i dytë ku Mavraj deklaroi se Cana i kishte thënë që ta linte topin pasi nuk kishte kundërshtarë pas shpinës. Më pas foli edhe kapiteni ku I kërkoi falje Mërgimit dhe skuadrës.
 
Gjithë këto zëra dhe situatë të krijuar ku u fol edhe për ftohje të marrëdhënieve mes Lorik Canës dhe Mërgim Mavrajt e ka sqaruar qëndërmbrojtësi i Këlnit.
 
Mërgim Mavraj ka postuar në Facebook një foto me Canën ku sqaron se mes tyre nuk ka dhe nuk do të ketë “xixa”.

cana-mavraj
 
Ky është postimi i plotë i Mërgim Mavraj
Më shumë se asnjehere Vellezer!!!
Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë "xixa" mes nesh por as mes askujt në këtë familje të madhe!
Do doja që në të njëjtin nivel me këtë ekip kombëtar të jenë dhe gazetarët që shkruajnë për të!
Gabuam sepse nuk jemi të pagabueshëm, cdo fitore na gezon edhe cdo pësim na meson.
Më shumë se asnjehere Vellezer.
Forca Shqipëria
O sa mirë me qenë Shqiptar

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)