Mërgim Mavraj ka nisur aventurën e re me skuadrën e Hamburgut pasi sot ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën e re.

Mbrojtësi i Kombëtares është pritur mjaft mirë nga shokët e skuadrës dhe ka folur edhe për faqen e klubit të njohur gjerman duke thënë:

“Shokët më pritën mjaft mirë dhe për këtë jam i lumtur. Jam 30-vjeç por kjo nuk përbën problem për mua pasi më e mira në karrierën time është duke ardhur. Eksperienca ime besoj se do të më ndihmojë mua dhe skuadrën” përfundon Mavraj.

Ai do të mbajë veshur fanellën me numër 3 tek Hamburgu dhe do të jetë lideri i repartit të mbrojtjes ku synimi kryesor është mbijetesa.

mavraj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com