Maxhoranca ftesë për dialog
Opozita: Tryezë, por me kushte

Maxhoranca ftesë për dialog<br />Opozita: Tryezë, por me kushte
TIRANË-Duket se së shpejti maxhoranca dhe opozita do të ulen në një tryezë ku do të dialogojnë mbi çështjet që kanë ndezur këto ditë debatin politik në vend.

Teksa protesta e opozitës hyri sot në ditën e 14, sinjale pozitive erdhën nga koalicioni qeverisës.
 
E majta i shtriu dorën për dialog së djathtës dhe e ftoi të ulen të dialogojnë mbi Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi, duke e lënë vendin e takimit në dëshirën e opozitës.

Pas takimit që Rama dhe Meta me përfaqësues nga secila pale bënë sot në një prej vilave qeveritare në Bllok, ata dolën zyrtarisht me një ftesë për të djathtën në emër të koalicionit qeveritar.

Nuk vonoi përgjigja zyrtare nga kampi i djathtë, që iu referuan vetes si, koalicioni opozitar.

Por edhe pse specifikimi nga koalicioni qeveritar ishte për kërkesa konkrete e realiste, koalicioni opozitar në përgjigje ndaj ftesës përdori terma teknik, duke i qëndruar kërkesave që ka bërë për dy javë nga çadra e opozitës. Ata kërkojnë që tryeza të ketë si qëllim të diskutimit krijimin e kushteve për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, por përmes një qeverie me pjesëmarrje të gjerë politike, duke u kujdesur që mos theksojnë termin, Qeveria Teknike.

Pas kushteve të koalicionit opozitar, nuk mungoi as përgjigja nga e majta. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi u shpreh se maxhoranca është e gatshme për dialog me opozitën, të diskutojnë madje dhe 4 pikat që e djathta propozoi ditën e sotme.

Tani mbetet dita dhe vendi ku palet do te takohen, dhe kjo ne deshiren e opozites
 
Zhvillimet ore pas ore pas fteses per dialog ndaj opozites

Ora 15:00 Peleshi: Ftesa për dialog në interes të vendit

Zv. Kryeministri Niko Peleshi ka deklaruar se ftesa për dialog me opozitën është në interes të vendit.

Sipas tij kjo ftesë i tejkalon interesat e politikës së ditës. Pasi ka firmosur peticionin pro Vettingut, Peleshi tha se ky ligj i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi nuk duhet të sakrifikohet për shkak të sajesave apo interesave të ditës.  Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe dialog mes palëve.
 
“Ftesa për dialog është pikërisht për këtë frymë, në frymën e interesit më të madh të vendi, në të cilën i tejkalon interesat e politikës së ditës. Sa herë që kemi çështje të mëdha përpara ia vlen të diskutojmë, nuk duhet ta sakrifikojmë Vettingun për shkak të sajesave apo interesave të ditës. Do të fokusohemi tek familjet shqiptare, tek armiku kryesor që është papunësia dhe varfëria. Këta janë ata që ne i kemi shpallur luftë. Këto fenomene janë ata që ne duam të kurojmë, që kemi për detyrë se jemi mandatuar për këtë qëllim. Me partitë politike, me njëri tjetrin duhet të bashkëpunojmë dhe jo të zihemi”, tha Peleshi. 


  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit