Ishulli i ‘May Bay’ në Tajlandë u bë i famshëm pikërisht nga shfaqja dhe xhirimet e filmit “The Beach”, ku luante aktori i njohur, Leonardo di Caprio. Pas kësaj ky ishull filloi të frekuentohet nga mijëra vizitorë e turistë të huaj. Numri i turistëve ishte aq i lartë saqë, filloi dhe dëmtimi i plazhit. Kjo i detyroi autoritetet në Tajlandë ta mbyllin përkohësisht plazhin “May Bay” për katër muaj, çdo vit, duke filluar nga qershori, në mënyrë që të mundësohet rimëkëmbja e barrierës së dëmtuar koralore të ishullit dhe jeta në det. Vendimi për t’i mbajtur vizitorët larg u mor nga departamenti për parqet kombëtare dhe jetën e egër në Tajlandë. Shumë parqe detare në Tajlandë janë mbyllur nga mesi i majit deri në mes të tetorit për shkak të numrit të madh të turistëve që i vizitonin.
Komento