May: Në mars nisim procesin
e daljes së Britanisë nga BE-ja

May: Në mars nisim procesin<br />e daljes së Britanisë nga BE-ja
Britania do të nis proceduarat për të dale nga BE përpara zgjedhjeve politike në Gjermani të parashikuara në mars 2017. Lajmi u konfirmua nga kryeministrja britanike May e cila në muajt në vijim do të  kërkojë aplikimin e artikullit 50 të traktatit të BE. Ky traktat vendos rregullat që bisedimet për vendet që largohen nga blloku, duhet të zgjasin dy vjet.

Kryeministrja May ka thënë se ajo do të jap detaje të tjera për këtë proces në një fjalim që do të mbajë më vonë gjatë ditës në konferencën e përvjetshme të Partisë Konservatore.

Gjatë një interviste për Sunday Times  May  përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme  çka mund të çonte në një situate të paqëndrueshme politike. Në qershor të këtij viti Mbretëria e Bashkuar votoi në referendum për të qenë jashtë unionit.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme