May paralajmëron parlamentarët
kundër një bllokimi të Brexit-it

May paralajmëron parlamentarët<br />kundër një bllokimi të Brexit-it
Kryeministrja britanike, Theresa May paralajmëroi parlamentarët e vendit të saj kundër një bllokimi të Brexit-it, në deklaratat e publikuara sot, pasi Gjykata e Lartë e Londrës gjykoi se parlamentarët duhet të të diskutonin për këtë çështje.

Pas këtij vendimi, qeveria konservatore njoftoi se do ta apelonte vendimit para Gjykatës Supreme dhe May konfirmoi se do të mbante të pandryshuar kalendarin e saj.

Në deklaratat e saj të publikuara sot para një vizite në Indi, May paralajmëroi anëtarët e Parlamentit kundër përpjekjes për të përdorur votën e tyre kundër rezultateve të referendumit, që shënoi fitoren e Brexit-it, dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Rezultati është i qartë. Ai është legjitim. Parlamentarëve që shprehin keqardhje për rezultatet e referendumit duhet të pranojnë atë që populli ka vendosur”, deklaroi May.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!