Mazhoranca dorëzon kërkesën: Të
ngrihet komisioni hetimor për FA

Mazhoranca dorëzon kërkesën: Të<br />ngrihet komisioni hetimor për FA
TIRANE - Mazhoranca PS-LSI ka dorëzuar në kryesinë e Kuvendit, kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, që do të zbardhë akuzat e ngritura nga opozita se FA janë përfshirë në trafikun e drogës. Kjo është diskutuar të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, që e mbledhur nga kreu i grupit Gramoz Ruçi dhe në mungesë të Kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, ka diskutuar rreth kësaj çështjeje.

Deputetët e mazhorancës kanë mbledhur 35 firmat që duhen ligjërisht për ngritjen e këtij komisioni, ndërmjet tyre edhe firmën e kreut të Kuvendit Ilir Meta, nënkryetarit të grupit parlamentar Erjon Braçes, sekretarit Taulant Ballës, deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Që në fillim të mbledhjes së grupit të PS-së mësohet se kreu i komisionit të Jashtëm Parlamentar Arta Dade ka kërkuar që, meqënëse ka filluar një hetim nga ana e Prokurorisë në lidhje me çështjen në fjalë, është e panevojshme që të bëhet hetim parlamentar. Menjëherë ka reaguar kreu i grupit Gramoz Ruçi, i cili teksa ka sqaruar jo vetëm Daden por dhe deputetët e PS për këtë çështje, ka nënvizuar se Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nuk ka bërë denoncim në prokurori, por i ka kërkuar organit të akuzës të hetojë në lidhje me akuzat e Imamit dhe të PD ndaj FA për përfshirje në trafikun e drogës. 

Dhe në këtë rast, hetimi parlamentar është i nevojshëm jo vetëm sepse nuk ka ndonjë denoncim nga ana e Ministrisë, por sepse dhe zbardhen akuzat në mënyrë publike në këtë komision hetimi.Ditën e enjte pritet që të marrë jetë dhe komisioni i hetimit parlamentar për akuzat e PD-së ndaj Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, në lidhje me akuzat e dy ditëve më parë, për përfshirjen e ushtrisë në trafikimin e lëndëve narkotike, tashmë deputeti i opozitës Arben Imami nëse ka prova, duhet t’i depozitojë pranë Prokurorisë sipas kërkesës zyrtare që kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë për deputetin e opozitës, i cili prej disa ditësh nga foltorja e parlamentit ka deklaruar se ka prova e fakte për akuzat që bën. Kërkesa zyrtare për depozitim provash në lidhje me akuzat i është dërguar ditën e premte dhe jo vetëm Imamit. Shkresa zyrtare është dërguar dhe në adresë të agjensive ligjzbatuese të shtetit shqiptar, përfshi SHISH si dhe SHIU-n. Për këto akuza ende nuk ka nisur një hetim, por ndodhen në fazë verifikimi, deklaron zyra e shtypit pranë kryeprokurorit e pyetur nga A1Report, duke sqaruar gjithashtu se pas përgjigjeve të këtyre shkresave të dërguara do të vendoset dhe për fillimin apo jo të hetimeve.

Redaksia Online
(da/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi