Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, në një konferencë për shtyp, ka folur lidhur me vendimin e Komisionit të Ligjeve i cili rrëzoi dekretin e presidentit për Kodin Zgjedhor me 15 vota kundër dhe 2 pro.
Ky vendim i komisionit sipas Ballës do ti hapë rrugë hyrjes në fuqi të Kodit Zgjedhor si dhe ka refuzuar përpjekjet e Metës, sipas tij për të futur vendin në aventura dhe spirale të rrezikshme.
"Ligjet rrëzuan dekretin e Metës, i hapen rrugë hyrjes në fuqi të Kodit Zgjedhor. Duhet refuzuar përpjekja e Metës për ta futur vendin në një aventura dhe spirale të rrezikshme. Dua ta them qartë se Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret nuk ka pasur si qëllim të përmirësojë kuadrin ligjor të RSH, por si gjithmonë pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka e mundur për të pernguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit. Komisioni i Venecias është i mirëpritur.
Komisioni është i mirëpritur. Do të adresohet çdolloj çështje që mund të dali më tej. Siç edhe e dini impelmentimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Duke qenë se tashmë kemi kod zgjedhor ku qytetarët për herë të parë do të votojnë edhe për kandidatët", tha Balla.
Më tej ai shtoi se e mirëpresin opinionin e Komisionit të Venecias por theksoi se Kodi është miratuar duke respektuar Kushtetutën dhe se do të votohet.
"Pretendimet e Metës të njëjta me të opozitës. Në argumentat e sjella nga presidenti ai është munduar të argumentojë se ndryshimet në Kod Zgjedhor sipas tij nuk na garantojnë një proces zgjedhor me lista të hapura. Të themi troç se u respektua 5 qershori.
Kodi i detyrueshëm nga palët. Opinionet e Komisinit për ne janë të vyera dhe të mirëpritura. Shqipëria me dekret të presidentit ka datën e zgjedhjeve dhe ne kemi thënë se Venecia ka një praktikë tashmë. Vetë Venecia ka përcaktuar të zezë mbi të bardhë që i takon parlamenteve të vendeve anëtarë të përcaktojnë rregullat e proceseve zgjedhore.
Ndryshimet në Kod zgjedhor kanë sot dakordësinë më të madhe të kërkuar nga kushtetuta. Ajo që është një element shumë thelbësor edhe brenda. Kemi respektuar kushtetutën", tha ai.