Mazhoranca qeverisëse nuk ka dilema sa i takon përgjigjes për katër pyetjet e Gjykatës së Strasburgut, për dosjen e 21 Janarit. Një ditë pas dokumentit të publikuar nga Shqiptarja.com, përfaqësues të shumicës në pushtet, kanë një përgjigje për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila ka marrë në shqyrtim kërkesën e familjarëve të viktimave për mohimin e aksesit në proces dhe shkeljen e procedurave të gjykimit. Ish-komandanti i Gardës së Republikës, aktualisht anëtar i Komisionit të Sigurisë, Arben Çuko thotë se drejtësia për 21 Janarin nis me hetimin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, duke i identifikuar si përgjegjësit kryesorë për vrasjen e katër protestuesve, plagosjen e gjashtë të tjerëve, manipulimin e pronave, zhdukjen e pamjeve filmike etj.
/Shqiptarja.com

VIDEO











