Mazhoranca tani me 84 deputetë
Luan Duzhaj i PR shkon tek LSI

Mazhoranca tani me 84 deputetë<br />Luan Duzhaj i PR shkon tek LSI
TIRANË - Mazhoranca qeverisëse do të ketë tashmë 84 vota në Parlament, duke sjellë kështu tkurrjen e koalicionit të djathtë. Në këtë mënyrë koalicioni qeverisës do të mund të kalojë vendime që do të kërkojnë vota të cilësuara në Parlament, pa dashur të bëjnë “blerje” ligjvënësi. Dje, deputeti i Qarkut të Ebasanit Luan Duzhaj, i zgjedhur si deputet nën sloganin e Partisë Republikane, ka bërë katapultimin e tij politik duke u rreshtuar si deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Burime të sigurta brenda Partisë Republikane bëjnë me dije se Duzhaj ka dërguar në zyrën e Partisë Republikane një letër ku ka vënë në dijeni kryetarin se nuk do të jetë pjesë e saj e partisë. Kështu pretendohet se Luan Duzhaj nuk ka pasur një kontakt fizik me kreun e kësaj force politike Fatmir Mediu. Ka qenë e pamundur për tu kontaktuar depuputeti Duzhaj, pasi numri i tij rezulton i fikur, menjëherë pas publikmit të lajmit në media.

Kjo është një mënyrë shmangie për të mostreguar arsyet e largimit të tij nga grupi kuvendor i Partisë Republikane. Duzhaj nuk mund të dalë nga grupi i Partisë Republikane pa kaluar 6 muaj nga mandatimi i tij. Ai ka të drejtën për të votuar kundër grupit, por jo për të dalë nga grupi i një force politike. Kjo ndoshta ka qenë arsyeja që Duzhaj ka heshtur për të mos reaguar fare në media, mbi arsyen e largimit, pasi juridikisht atij nuk i lejohet ky lloj katapultimi.

Gjithësesi, Lëvzija Socialiste për Integrim nga 17 deputetë që kishte deri u bë me 18 deputetë. Kjo bën edhe më shumë solide LSI. Burime nga LSI e kanë konfirmuar lajmin, duke mos e komentuar. LSI, ditën e hënë është regjistruar si grup parlamentar me 17 deputetë, ndërsa do ti shtohet edhe një tjetër.
Grupi parlamentar i LSI në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, përmban edhe emrin e deputetit Spartak Braho, duke treguar qartë se LSI është me të vërtetë një parti me peshë të fortë elektorale, duke mbështetur mazhorancën në bashkëqeverisje me 17 mandate deputeti.

Ndërkohë që jo pa qëllim deputeti Braho është cilësuar si ura lidhëse e koalicionit mes PS dhe LSI, pikërisht nga kreu i PS Edi Rama. Ndërsa vetë kreu i LSI, aktualisht kreu i Kuvendit Ilir Meta është shprehur në lidhje me pjesmarrjen e deputetit Braho në mbledhjet e grupit parlamentar të PS me nota pozitive. Ai ka nënvizuar për mediat se “Spartak Braho merr pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PS, si deputet i listës së kësaj partie, ndërsa mbledhjet e kryesisë do t’i bëjë te LSI, si anëtar kryesie i kësaj partie. Kjo tregon se jemi mazhorancë e bashkuar dhe në veprim”.

Nga ana e tij Rama ka thënë në takimin e zhvilluar me partiarkun socialist dhe të letrave shqipe Dritëro Agolli se “Spartakun e kemi hipotekë të bashkëpunimit tonë me LSI dhe të gjithë ia dimë vlerat që ka në këtë proces”. Deputeti Braho, që ka dalë nga listat e PS për qarkun e Tiranës, njëherësh anëtar i kryesisë së LSI ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ku është bërë dhe konstituimi i kryesisë së grupit të PS, ku ka marrë pjesë dhe në votim, duke votuar si kryetar grupi të PS Gramoz Ruçin.

Por bazuar dhe në deklaratat e Ramës, që e ka cilësuar kaolicionin me LSI si pjesë të një programi qeverisës, e për më tepër deklaratës së Ramës që në momentin e shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë kur ka thënë se përfshirja e Brahos në listën e PS bëhet për shkak të cilësive të veçanta të tij kontributive në PS dhe në LSI, për të shërbyer si urë lidhëse në bashkëpunimin mes këtyrë dy partive, kjo me sa duket është kthyer në një normalitet. Ndërkohë që Braho është kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, si përfaqësues i LSI, ndërsa PS me 10 anëtarë ka dhe postin e sekretarit të këtij komisioni, ndërsa nënkryetarin e ka PD.

Shkrimi u publikua sot (02.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie

Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie