TIRANE- Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nga Policia shqiptare gjatë muajve të fundit ka shënuar rritje. Kështu, në shifrat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme për muajin korrik, vihet se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është sekuestruar 400 % më shumë marijuanë.

Duke iu referuar procedimeve penale për korrupsion, shifrat e ministrisë së Brendshme flasin për një rritje me 190 % të numrit të të proceduarve. Ndërsa për krime ekonomikë për muajin korrik janë proceduar 38.9% më shumë persona, krahasuar me të njëjtin muaj në 2013.
 
Po kështu, rritje është regjistruar edhe në numrin e personave të proceduar për trafiqe, në rreth 40% , si dhe janë sekuestruar 3 milionë Euro për pastrim parash.
 
Por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është regjistruar edhe ulje me 61.5 % e numrit të vrasjeve, si dhe ulje me 33.3 % e numrit të aksidenteve.
 
Sa i takon arrestimeve të personave të shpallur në kërkim, Ministria e Brendshme në buletinin mujor për korrikun sqaron se kanë rënë në prangat e policisë 216 persona të kërkuar.




Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)