MB: 92% të krimeve u
zbuluan në muajin jana

TIRANE- Në buletinin e përmuajshëm, Ministria e Brendshme njoftoi dje se ishin rritur rastet e ndëshkimeve të zyrtarëve të lartë si dhe zbulueshmëria e krimeve ka arritur në 92 për qind. Gjatë muajit janar kanë ndodhur 11 vrasje, ku 8 prej tyre janë zbuluar. Risia e këtij buletini qëndron në faktin se 79 persona janë proceduar për korrupsion, çka tregon për rritje të zyrtarëve të ndëshkuar. Në luftën kundër korrupsionit veçohen operacionet “Mjeku”, “Kapshtica”, etj.

Ndërkaq, 43 persona janë arrestuar për vepra penale në fushën e krimimit të organizuar. Të paktën 121 vepra penale janë evidentuar në fushën e drogës dhe 22 vepra për trafikim të lëndëve narkotike. Operacione të rëndësishme përmendet ajo e goditjes së grupit kriminal të vrasjeve me pagesë, “Rimbursimi” kundër skemave mashtruese me TVSH-në, etj.

Droga e bllokuar
Sipas Ministrisë së Brendshme janë sekuestruar këtë muaj 10 kg heroinë, 128.8 gramë kokainë dhe 3 ton e 538 kg marijuanë. Për trafik qeniesh njerëzore ka pasur 6 raste, për trafik mjetesh motorike 29 raste, për trafik të armëve e municioneve 1 rast dhe për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 7 raste. Për sekuestrimin e aseteve kriminale, janë bllokuar 7 parcela me 22.860 metra tokë dhe 2 llogari bankare me shumën 8.271.000 lekë, teksa 151 subjekte janë të dyshuar si të implikuar në vënien e këtyre aseteve.

Aksidentet
Ndërkaq, në aksidente 13 persona kanë mbetur të vrarë, 24 të tjerë janë plagosur rëndë dhe 163 u plagosën lehtë, teksa 956 leje drejtimi u janë hequr drejtuesve të mjeteve. Akset më problematike janë cilësuar Milot-Rrëshen, Tiranë-Durrës, Xhafzotaj–Qerret, Elbasan–Rrogozhinë, etj, ku shkaqet mbeten ato të mungesës së sinjalistikës, si dhe mosrespektim i kufijve të shpejtësisë apo ndërprerja e rrugës nga këmbësorët.

Vrasjet
Sipas dikasterit blu, në muajin janar ka ndodhur gjithsej 16 vrasje, duke përfshirë këtu edhe ato që kualifikohen grabitje me pasojë vdekjen. Gjithësej janë grabitur 126 banesa, 96 biznese dhe 20 automjete. Sakaq, fenomeni më i spikatur i janarit 2014 mbetet padyshim ai i 9 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv. Për ndërtimet pa leje janë 82 vepra penale të evidentuara, me 84 autorë të proceduar ne gjendje të lirë. Ndërkaq, për prerje të paligjshme të pyjeve ka pasur 15 vepra penale të evidentuara. Nga ana tjetër për dhunën në familje, ka pasur 277 raste, ku policia ka ndërhyrë, me 39 autorë të arrestuar dhe 164 raste urdhëra-mbrojtje apo procedime në gjendje të lirë.

Sakaq, drejt policisë kanë mbërritur 13.694 telefonata nga publiku, prej të cilave 12577 ishin të sakta. Kësisoj, në këtë drejtim ishte edhe mesazhi i zakonshëm tashmë i kryepolicit Artan Didi, i cili thotë se “Pe Diçka thuaj Diçka”, kjo duhet të jetë motoja e çdonjërit sapo vëren diçka të dyshimtë, bëhet dëshmitar i një ngjarje, apo bie viktimë e një krimi. Mos hezitoni! Reagoni dhe telefononi menjëherë policinë!”
 

Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri

Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri