Mbërrijnë tifozët danezë: Shqipëria
vend i bukur, ndeshjen e fitojmë ne

Mbërrijnë tifozët danezë: Shqipëria<br />vend i bukur, ndeshjen e fitojmë ne
Më shumë se 500 tifozë danezë pritet që të jenë në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjen e së shtunës që Shqipëria do të luajë më Danimarkën. Tifozët e parë kanë mbërritur sot në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë duke përfituar nga koha në dispozicion për të njohur më mirë edhe Shqipërinë.

Në prononcimet e para për mediat shqiptare për impresionet e para që u ka lënë vendi ballkanik, por edhe për ndeshjen ‘nordikët’ shprehen se “Ne kërkojmë fitore, por ndoshta do të ishte i pranueshëm edhe një barazim. Do të jetë një ndeshje e lehtë për Danimarkën. Ne kemi në skuadër një sulmues si Nicklas Bendtner dhe jam i sigurt se do të shënojmë 2 ose 3 gola. Përsa i përket Shqipërinë, mund të them se është një vend i bukur dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm” shprehen disa prej tyre.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’