Mbërrin anija "Aby Janette" me
39 të shpëtuar, mes tyre 8 shqiptarë
Ka mbërritur pasditen e sotme në portin e Tarantos, anija e shpëtimit “Aby Janette” në bordin e së cilës ishin 39 persona të shpëtuar nga trageti që u përfshi në flakë “Normant Atlantic” mes të cilëve edhe 8 shqiptarë.
TARANTO - Ka mbërritur pasditen e sotme në portin e Tarantos, anija e shpëtimit “Aby Janette” në bordin e së cilës ishin 39 persona të shpëtuar nga trageti që u përfshi në flakë “Normant Atlantic” mes të cilëve edhe 8 shqiptarë.
Sipas mediave italiane, anija është ankoruar në portin e Tarantos, ndërsa në ndihmë të të shpëtuarve kanë shkuar mjekët të cilët u kanë dhënë atyre ndihmën e parë mjekësore, pas disa ditë vuajtjesh në brigjet e Adriatikut.
Sipas listës së bërë publike nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, në anijen “Aby Janette” ndodhen shqiptarët:
Refik Aliko
Sheraf Aliko
Donika Aliko
Festim Cuci
Hasie Cuci
Brunilda Kazo
Jonel Lamcaj (nënshtetësi italiane)
Jorgo Kristo (nënshtetësi greke) Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, në portin e Brindisit, ka mbërritur anija “San Giorgio” në bordin e së cilës ishin 212 persona, mes tyre edhe 18 shqiptarë. Në bordin e “San Giorgios” ishin edhe trupat e 5 viktimave që u gjetën në “Norman Atlantic”. Gjithashtu 80 persona të tjerë kanë mbërritur në Greqi.
Nga ana e tyre, autoritetet italiane janë përqendruar në zbulimin e shkakut që solli zjarrin në traget. Përgjigjet e para i ka dhënë kapiteni i “Norman Atlantic”, Armilio Giacomazzi, i cili me të mbërritur në Brindisi me anijen San Giorgio është marrë në pyetje nga hetuesit.
Kapiteni i tragetit të tragjedisë për 5 orë e gjysmë u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Ettore Cardinali dhe të zyrtarëve të tjerë të portit të Barit. Ende nuk është zbuluar çfarë ka thënë kapiteni por mediat italiane zbulojnë pak fjalë të tij ku sqaron se ka qenë një makth i vërtetë, por për Giacomazzin deti do të mbetet sërish mik. Sipas tij janë respektuar të gjitha normat e sigurisë. Ndërkaq prokuroria po heton edhe mundësinë se zhvillohej trafik klandestinësh. Përveç kapitenit edhe pasagjerët dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë marrë në pyetje si dëshmitarë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.9%
-
Jo
47.8%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7661
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta për “listat e zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44