Ministri i Brendshëm i Gjermanisë De Maizeri deklaroi se numri i refugjatëve nga Shqipëria është rritur ndjeshëm. Ai raporton ndërkohë se për muajin korrik nga shqiptarët janeë bërë 7633 kërkesa për azil.

Ministri gjerman jep shifra alarmante të aplikimeve nga emigrantë të vendeve të ndryshme, ku sipas tij pritet që për vitin 2015 numri i azilkërkuesve të shkojë në 800 mijë.

Ndërkohë dje Ambasada Gjermane në vendin tonë bëri me dije se deri në 30 shtator do të kthejë në atdhe 770 shqiptare dhe 560 shtetas shqiptarë të Kosovës që kanë kërkuar azil. Brenda muajit gusht do të kthehen 140 shqiptare dhe 140 shtetas nga kosova, ndërsa në muajin shtator numri I të kthyerve do të jetë rreth 1050.

azili































Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)