TIRANË - Nën drejtimin e Zv/minitres së Punëve të Brendshme Elona Gjebrea u mblodh Mekanizmi Kombëtar i Referimit, në përbërje të të cilit janë dhe Zv/ministri i Jashtëm, ai i Shëndetësisë, i Arsimit, i Mirëqenies Sociale, përfaqësues të IOM, Koalicioni i Strehëzave Antitrafik dhe  organizata të tjera Jo-Qeveritare.

Sot, në mbledhjen e radhës u diskutua mbi problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbështetja e institucioneve ndaj viktimave të trafikimit.

E tillë është edhe pajisja e tyre me Karta Shëndeti për mbi 120 viktima dhe viktima të mundshme të trafikimit në vend.

Kartat janë bërë aktive dhe çdo person me statusin e viktimës/viktimës së mundshme të trafikimit, mund të paraqitet në Qendrat Shëndetësore apo spitale për të marrë shërbim shëndetësor falas.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)