MB: Pranga dy policëve, kërkuan 
 rryshfet në doganën e Kakavijës

Dy punonjës të policisë kufitare janë arrestuar sot nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion pasi kishin kërkuar para në këmbim të kalimit të kufirit me Greqinë.

SHÇBA-ja ka vërtetuar dhe dokumentuar ligjërisht se punonjësit e Policisë Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të kryer nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Kontrollori Ylli Hoxha dhe përgjegjësja e turnit Veziko Bejko, me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, Gjirokastër, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lejimit të kalimit të paligjshëm të kufirit të 3 shtetasve drejt Greqisë, pasi këta të fundit kishin mangësi në dokumentacion për të udhëtuar në zonën Shengen.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila urdhëroi ndalimin e 2 punonjësve të policisë. Sot, në orën 17:00, u bë ekzekutimi i 2 urdhrave të ndalimit për efektivët e sipërpërmendur. 

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka përjashtuar punonjësit Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, për shkelje të rëndë të detyrës.        

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet