MB: Rezultatet e operacionit
"antibast" në të gjithë Shqipërinë

MB: Rezultatet e operacionit<br />"antibast" në të gjithë Shqipërinë
TIRANE – Operacioni i policisë  i koduar "Fund marrëzisë" ka vazhduar sot edhe në disa qytete. MInistria e Brendshme publikoi në orën 14:00, rezultatet e operacionit që nisi dje në të gjithë vendin.  

ORA 21:00 REZULTATET E OPERACIONIT TE MINISTRISE SE BRENDSHME
Në vijim të operacionit policor me emrin e koduar “Fund marrëzisë”, të nisur që prej ditës së djeshme, strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve dhe Drejtorinë e Lojërave të fatit kanë rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e subjekteve të kontrolluara dhe atyre që u janë sekuestruar pajisjet për shkak të paligjshmërisë së aktivitetit të tyre.

Kështu deri në ora 21:00 të ditës së sotme situata paraqitej si më poshtë:

• Janë të bllokuara 472 subjekte;
• Janë kontrolluar 696 subjekte;
• Janë proceduar penalisht 149 subjekte;
• Janë proceduar 152 persona;
• Janë sekuestruar 712 makineri lojëra fati e pajisje;
• Janë sekuestruar 75 kompjuterë dhe 190 monitorë në subjektet e pikave të basteve.

Në qarkun Tiranë:Janë bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 100 subjekte, janë proceduar penalisht 20 subjekte dhe 22 persona, janë sekuestruar 142 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 5 kompjuter e 25 monitor.

Në Qarkun Durrës:Janë bllokuar 40 subjekte, janë kontrolluar 73 subjekte, janë proceduar penalisht 9 subjekte dhe 8 persona, janë sekuestruar 78 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 2 kompjuter e 9 monitor.
 
Në Qarkun Lezhë:Janë bllokuar 50 subjekte, janë kontrolluar 28 subjekte, janë proceduar penalisht 21 subjekte dhe 22 persona, janë sekuestruar 139 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 3 kompjuter e 11 monitor.
 
Në Qarkun Shkodër:Janë bllokuar 12 subjekte, janë kontrolluar 56 subjekte, janë proceduar penalisht 9 subjekte dhe 9 persona, janë sekuestruar 14 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 19 kompjuter e 32 monitor.
 
Në Qarkun Kukës:Janë bllokuar 11 subjekte, janë kontrolluar 7 subjekte, janë proceduar penalisht 3 subjekte dhe 4 persona, janë sekuestruar 31 pajisje lojëra fati.
 
Në Qarkun Dibër:Janë bllokuar 16 subjekte, janë kontrolluar 24 subjekte, është proceduar 3 subjekt dhe 3 person, si dhe është sekuestruar 3 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 2 kompjuter e 9 monitor.
 
Në Qarkun Elbasan:Janë bllokuar 30 subjekte, janë kontrolluar 133 subjekte, janë proceduar 30 subjekte dhe 30 persona, janë sekuestruar 91 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 6 kompjuter dhe 13 monitor.
 
Në Qarkun Korçë:Janë bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 52 subjekte, janë proceduar 7 subjekte dhe 7 persona, janë sekuestruar 75 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 14 kompjuter dhe 48 monitor.
 
Në Qarkun Berat:Janë bllokuar 23 subjekte, janë kontrolluar 54 subjekte, janë proceduar 17 subjekte dhe 17 persona, janë sekuestruar 22 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 8 kompjuter dhe 28 monitor.
 
Në Qarkun Fier:Janë bllokuar 26 subjekte, janë kontrolluar 17 subjekte, janë proceduar 13 subjekte dhe 13 persona, janë sekuestruar 79 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 9 monitor.
 
Në Qarkun Gjirokastër:Janë bllokuar 15 subjekte, janë kontrolluar 92 subjekte, është proceduar 1 subjekt dhe 1 person, janë sekuestruar 4 pajisje lojëra fati.
 
Në Qarkun Vlorë:Janë bllokuar 31 subjekte, janë bllokuar 60 subjekte, janë proceduar 16 persona dhe 16 subjekte, janë sekuestruar 34 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në Pikat e basteve 8 kompjuter dhe 28 monitor.


ORA 14:00, MINISTRIA E BRENDSHME NJOFTON REZULTATET

Në qarkun Tiranë: janë bllokuar 235 subjekte, janë kontrolluar 32 subjekte, janë proceduar penalisht 17 subjekte dhe 17 persona, janë sekuestruar 90 pajisje lojëra fati.
 
Në qarkun Durrës: janë bllokuar 53 subjekte, janë kontrolluar 60 subjekte, janë proceduar penalisht 9 subjekte dhe 8 persona, janë sekuestruar 78 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 2 kompjuter e 9 monitor.
 
Në qarkun Lezhë: Janë bllokuar 33 subjekte, janë kontrolluar 11 subjekte, janë proceduar penalisht 10 subjekte dhe 11 persona, janë sekuestruar 93 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 3 kompjuter e 3 monitor.
 
Në qarkun Shkodër: Janë bllokuar 25 subjekte, janë kontrolluar 43 subjekte, janë proceduar penalisht 5 subjekte dhe 5 persona, janë sekuestruar 14 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 11 kompjuter.
 
Në qarkun Kukës: Janë bllokuar 6 subjekte, janë kontrolluar 12 subjekte, janë proceduar penalisht 3 subjekte dhe 3 persona, janë sekuestruar 31 pajisje lojëra fati.
 
Në qarkun Dibër: Janë bllokuar 17 subjekte, janë kontrolluar 21 subjekte, është proceduar 1 subjekt dhe 1 person, si dhe është sekuestruar 1 pajisje lojëra fati.
 
Në qarkun Elbasan: Janë bllokuar 32 subjekte, janë kontrolluar 127 subjekte, janë proceduar 24 subjekte dhe 24 persona, janë sekuestruar 81 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 6 kompjuter dhe 13 monitor.
 
Në qarkun Korçë: Janë bllokuar 20 subjekte, janë kontrolluar 34 subjekte, janë proceduar 7 subjekte dhe 7 persona, janë sekuestruar 75 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 14 kompjuter dhe 48 monitor.
 
Në qarkun Berat: Janë bllokuar 12 subjekte, janë kontrolluar 54 subjekte, janë proceduar 15 subjekte dhe 15 persona, janë sekuestruar 19 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 7 kompjuter dhe 6 monitor.
 
Në qarkun Fier: Janë bllokuar 33 subjekte, janë kontrolluar 12 subjekte, janë proceduar 10 subjekte dhe 10 persona, janë sekuestruar 64 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 7 kompjuter dhe 8 monitor.
 
Në qarkun Gjirokastër: Janë bllokuar 23 subjekte, janë kontrolluar 74 subjekte, është proceduar 1 subjekt dhe 1 person, janë sekuestruar 4 pajisje lojëra fati.
 
Në qarkun Vlorë: Janë bllokuar 47 subjekte, janë bllokuar 44 subjekte, janë proceduar 14 persona dhe 14 subjekte, janë sekuestruar 34 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në Pikat e basteve 7 kompjuter dhe 16 monitor.

VLORE. U SEKUESTRUAN 64 PIKA LOJRASH

Në Vlorës kundër lojërave të fatit të paligjshme, emërtuar “Fund marrëzisë” ka ushtruar kontrolle në 99 kazino dhe pika bastesh sportive dhe ka bllokuar 64 pika të tjera ku nuk ndodheshin personat përgjegjës. 

Nga burimet zyrtare të policisë së Vlorës mësohet se janë konstatuar mangësi në dokumentacionin ligjor dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet elektronike, 33 kompjutera dhe 7 televiozorë, të cilët shërbenin për organizimin e llotarive të palejuara.

Policia e Vlorës ka shoqëruar 14 persona për organizimin e llotarive të palejuara.

Veprimtaria e paligjshme në këtë fushë i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në qindra mijëra dollarë, përveç faktit që këto vende janë burim potencial I sulmeve kriminale.
 
“Fundi i marrëzisë” do të vijojë edhe në ditët e ardhshme deri në eleminimin e plotë të këtij aktiviteti të paligjshëm. 

DURRES, SEKUESTROHEN 53 KAZINO

Rreth 53 pika bastesh dhe lojrash fati janë bllokuar në qytetin e Durrësit. Bllokimi i tyre ka ardhur si pasojw e mungesës së dokumentacionit dhe mosplotësimit të kushteve të nevojshme, ndërsa në këtë operacion janë sekuestruar 80 makina lojrash fati, 2 kompjutera dhe 9 televizore. Gjatë këtij operacioni, u proceduan penalisht edhe 8 pronare aktivitetesh, ndërsa gjatë aksionit nuk janë shënuar incidente.

OPERACIONET NE SARANDE E DURRES
Edhe në Sarandë është ushtruar kontroll në ambjente lojërash fati, ku vetëm një prej tyre është bllokuar si pasojë e mungesës së dokumentacionit. Ndërkohë ka nisur procedim penal edhe për disa pronarë lojërash fati, pasi nuk kanë bërë likujdimin e taksave në Drejtorinë e Tatimeve. Ndërkohë, në aksin Shkodër-Lezhë, pranë komunës Blinisht u ndalua një furgon mallrash pasi transprtonte kompjutera të lojërave të fatit dhe ishin të papajisur me dokumenacionin përkatës. Policia ka ndaluar shoferin e mjetit dhe po e merr në pyetje

NE QARKUN ELBASAN
Janë proceduar 24 subjekte dhe 24 persona, janë sekuestruar 81 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 6 kompjuter dhe 13 monitor.

NE QARKUN LEZHE
Në qarkun Lezhë janë bllokuar 33 subjekte, janë kontrolluar 11 subjekte, janë proceduar penalisht 10 subjekte dhe 11 persona, janë sekuestruar 93 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 3 kompjuter e 3 monitor.

Redaksia online
(sg/ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës