TIRANE- Përfshirja e elementëve të rinj të sigurisë në dokumentet e identifikimit nuk parashikon heqjen nga përdorimi të dokumenteve biometrike që përdorin aktualisht qytetarët. Këtë e sqaron Ministria e Brendshme, duke theksuar se nuk duhen rinovuar pasaportat aktuale që janë të vlefshme, pasi qytetarëve iu janë marrë të dhënat (foto dhe gjurmë gishtash) kur kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta apo karta ID, ndërsa nga janari 2015 ato bëhen aktive në sistem. Kështu, ata që kanë një pasaportë biometrike e kanë të vlefshme deri në skadimin e afatit.
Ministria e Brendshme sqaron se “në janar 2015 do të jenë në fuqi pasaportat e reja biometrike me të dy elementët biometrikë. Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga janari i vitit tjetër, do kenë në dorë një ndër dokumentet më të sigurt, në Europë”.
Kështu dokumenti biometrik parashikon implementim të protokollit të sigurisë dhe një teknologji të avancuar kontrolli. Elementet e sigurisë që bëhen aktive në sistem dallohen me prekje në sipërfaqen e kartës, nëpërmjet shenjës së gishtave, dhe nëpërmjet verifikimit të fytyrës.
Këto elementë sigurie garantojnë zero vjedhje të identitetit, identifikim të sigurt në ZGJC, polici, shërbime, gjurmim të transaksioneve, etj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

'Nga Janari, komisariat dixhital' Tahiri: Pasaporta e karta të reja