Rusët i janë drejtuar kutive të votimit që në orët e para të mëngjesit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Por ashtu siç edhe pritet, në këto zgjedhje që do vazhdojnë për 3 ditë, nuk do të ketë ndonjë surprizë, pasi pritet që Vladimir Putin të rikonfirmohet në një mandat të pestë si president i Federatës Ruse.
Disa votues janë arrestuar pasi hodhën lëngje te ndryshme, duke përfshirë bojë, në disa kuti votimi, një formë proteste kundër zgjedhjeve të konsideruara si mashtrim dhe pa konkurrencë të vërtetë.
Kryetarja e Komisionit Zgjedhor rus, Ella Pamfilova, tha se të gjithë ata që sulmuan qendrat e votimit pranuan se e kishin bërë këtë "për para", pa të vetëdijshëm për pasojat e mundshme të veprimeve të tyre, raporton agjencia e lajmeve “Interfax”.
Po ashtu, një grua hodhi një molotov në një shkollë, që po përdoret si qendër votimi për zgjedhjet presidenciale ruse, në Shën Petersburg.
Përballë Putinit janë 3 kandidatë me profil të ulët politik, që nuk njihen si kundërshtarë të fortë, por edhe për faktin se Kundërshtarët e vërtetë të Putin ose janë në burg ose jashtë Rusisë, ndërsa më i rrepti prej tyre, Alexei Navalny, vdiq pak javëm më parë në një burg Siberi.
Votimet po mbahen në 11 zonat e vendit vendit, si dhe në rajonet e aneksuara nga Ukraina. Zgjedhjet zhvillohen në sfondin e një shtypjeje të pamëshirshme që ka gjymtuar median e pavarur dhe grupet e të drejtave të njeriut, gjë që i ka siguruar presidentit Putin kontrollin e plotë të sistemit politik.
Po ashtu këto zgjedhje mbahen ndërsa agresioni i Moskës në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë. Ukraina dhe Perëndimi e kanë dënuar mbajtjen e votimeve në rajonet ukrainase të pushtuara nga forcat ruse. Sipas analistëve Ukraina është në qendër të këtyre zgjedhjeve, pasi Putin dëshiron të përdorë fitoren si dëshmi se lufta e tij gëzon mbështetje të gjerë. Opozita, ndërkohë shpreson të përdorë votën për të demonstruar pakënaqësinë e saj si me luftën ashtu edhe me Kremlinin dhe u ka bërë thirrje të pakënaqurve me Putinin ose me luftën, të paraqiten në qendrat e votimit mesditën e së dielës, në shenjë proteste.
“Duhet të përdorim ditën e zgjedhjeve për të treguar se ekzistojmë dhe jemi shumë prej nesh, jemi njerëz të gjallë, të vërtetë dhe jemi kundër Putinit. ... Çfarë do të bëni më pas varet nga ju. Ju mund të votoni për çdo kandidat përveç Putinit. Ju mund të prishni fletën tuaj të votimit”, tha e veja e tij, Yulia Navalnaya.
Vëzhguesit nuk kanë shpresë se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Përtej faktit se zgjedhësve nuk u është lënë mundësi e madhe zgjedhjeje, mundësitë për vëzhgim të pavarur janë shumë të kufizuara.
Kharkiv, Ukrainë
Komisioni Rajonal i Zgjedhjeve Kherson, Ukrainë, raporton se ushtarët ukrainas sulmuan qendrat e votimit në Kakhovka dhe Brilevka, të cilat janë zona të pushtuara dhe ku po votohet për zgjedhjet presidenciale të Rusisë që filluan sot.
"Në Kakhovka nuk ka viktima. Ka të plagosur në Brilyovka, të cilët po marrin ndihmë. Falë veprimeve të koordinuara të zyrtarëve zgjedhorë të zonave, votuesit u evakuuan nga ndërtesat",- tha Komisioni, sipas agjencisë së lajmeve “Ria Novosti”.
Disa persona janë arrestuar në Rusi pasi hodhën lëngje te ndryshme, duke përfshirë bojë, në disa kuti votimi, një formë proteste kundër zgjedhjeve të konsideruara si mashtrim dhe pa konkurrencë të vërtetë.
Kryetarja e Komisionit Zgjedhor rus, Ella Pamfilova, tha se të gjithë ata që sulmuan qendrat e votimit pranuan se e kishin bërë këtë "për para", pa të vetëdijshëm për pasojat e mundshme të veprimeve të tyre, raporton agjencia e lajmeve “Interfax”.
Pamfilova tregoi se këto lloj incidentesh përfaqësojnë "akte terrorizmi". Më parë, autoritetet kanë njoftuar se të paktën në pesë qendra votimi në Moskë, Voronezh dhe Rostov kanë ndodhur incidente të këtij lloji.
Një grua hodhi një molotov në një shkollë që po përdoret si qendër votimi për zgjedhjet presidenciale ruse, në Shën Petersburg.
Në Telegram, zyrtari zgjedhor Maxim Meiksin raportoi se nuk kishte viktima apo të lënduar dhe se autorja u ndalua nga policia.