Mbahet 'Festa e Grurit' në Maliq, banorët prezantojnë gatimet tradicionale në panair: Kështu mbajmë gjallë traditën e zonës

Me këngë e valle popullore, fermerët e Maliqit festuan daljen e bukës së re. Festa tradicionale e Grurit, u mbajt në fshatin Drithas të ri, duke e kthyer atë në epiqendrën e aktiviteteve.

Kjo ditë, mblodhi bashkë dhjetëra banorë të zonës dhe jo vetëm, të cilët shijuan gatimet tradicionale të prezantuara nga amvisat në një panair.

“Gatimet tradicionale është buka me grurë. Është bio dhe shijon më shumë. Bëjmë lakrorët. Petulla të fshira, kulaçin që e hamë me gjalpë dhe djathë. Fermerët janë të kënaqur me rendimentin dhe cilësinë”, tregoi një amvisë.

Nëpërmjet kësaj feste, fermerët e zonës tentojnë të mbajnë gjallë traditën për të kultivuar kulturën bazë, atë të grurit, por edhe panxharin e sheqerit dhe drithërat e tjera.

“Unë mbjell çdo vit grurë dhe fshati jonë e ka traditë. Është shumë e mirë dhe nxit njerëzit që të mbjellin sa më shumë grurë. Të ketë populli të hajë. Kriza erdhi duke mos e mbjellë grurin”, tha një fermer.

“Kjo festë ka filluar në 2006. Ka lindur si një domosdoshmëri por dhe kërkesë e fshatit me qëllim që banorët të takohen. Më vjen mirë që kjo festë po festohet. Këtë vit ka shumë emigrantë. Fëmijë të atyre që kanë ikur që ë vitin 90. Këtë vit sipërfaqja e grurit pati një rritje. Them se do ketë rritje sërish vitin e ardhshëm”, u shpreh një tjetër.

“Është fusha më pjellore pas Myzeqesë. Na takon që të mbajmë këtë festë tradicionale ndër vite. Jemi të kënaqur që njerëzit vazhdojnë të prodhojnë. Prodhojnë për vete dhe për të shitur. Ne kemi shqetësim pikat e grumbullimit”, tregoi kryebashkiaku i Maliqit.

Festa e Bukës së Re në Maliq, një ndërthurje mes prodhimeve të grurit, veshjeve tradicionale, këngëve, valleve dhe mikpritjes, është një traditë e zonës, e cilësuar edhe si një nga hambarët më të mëdhenj të grurit në vend.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para