VIDEO/ Mbahet kampionati individual kombëtar i atletikës, shkëlqen Burraj dhe Çeku! Presidenti i FSHA: Qëllimi masivizimi i sportit!

Atletika shqiptare ka organizuar sot aktivitetin e parë për këtë vit, teksa në Elbasan Arena është mbajtur kampionati individual dimër ku morën pjesë sportistët më të mirë në vend. Ndër të tjerët u dallua Franko Burraj, i cili zhvilloi një garë mbreslënëse në disiplinën e shpejtësisë në 200 metra, ndërsa në garën e 400 metrave për vajza në podium u ngjitën tre sportistet e Tiranës ku kampione u shpall Zhuljeta Çeku.

Sakaq Kolindo Kiri shkëlqeu në kërcim së gjati duke u shpallur kampion, ndërsa Luiza Gega garoi e vetme në disiplinën e 3000 metrave. Atletja kampione Europe këtë garë e kishte pas fazës përgatitore në Kenia, ndërsa ishte në kuadër të përgatitjeve për disa kompeticione ku më i rëndësishmi është ai i muajit gusht për Lojërat Olimpike.

“Nuk mund të them që mundësitë nuk janë, se përsa kohë unë arrita të futem në 5 më të mirat e botës, me të njëjta vajza do garoj. Fokusi gjithsesi është shumë herë më i madh në Lojërat Olimpike, sepse është evenimenti më i madh ndërkombëtar, një ëndërr për të gjithë sportistët për të qenë aty. Po mundohem të punoj fort, por premtime nuk jap dot sepse është garë, por asgjë s’është e pamundur. Shpresoj shumë pse jo most ë realizoj një ëndërr të madhe timen, por ndoshta edhe shumë të tjerëve,”-u shpreh Luiza Gega, atlete.

Për presidentin e federatës shqiptare të atletikës, Taulant Stërmasin, njëkohësisht edhe trajner në këtë sport, qëllimi i këtyre aktiviteteve shkon përtej garës.

“Duke bërë grumbullime të ndryshme edhe performanca sportive fillon të rritet. Do ketë edhe trajtime të herëpashershme të trajnerëve. Në mënyrë që të rrisim masivitet dhe më pas të kalojmë te cilësia sportive. Sigurisht që është një proces që nuk bëhet për 1 apo 2 vite,”-Taulant Stërmasi, president i FSHA

Kampionati kombëtar individual dimëror në atletikë ishte në funksion të formimin të ekipit kombëtar për garat e ‘Balkan U-20 Indoor’ më 4 shkurt në Beograd si dhe ‘Balkan Senior Indoor’ më 10 shkurt në Stanboll.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?