Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama: Gjysma e parave të fushatës së PS për 14 majin shkojnë për mbjellje fidanësh! Komisioneri: Tërhiqni turistë duke ulur nivelin e karbonit

Në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt për herë të parë në Tiranë, kryeministri Edi Rama tregoi se gjysma e parave të fushatës së PS për zgjedhjet e 14 majit do të shkojnë për mbjellje fidanësh. Duke qenë se në 15 ditët e para të fushatës është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë për mitingje dhe podiume do të shkojnë në dispozicion të gjelbërimit të vendit.

Para pjesëmarrësve të 38 vendeve të botës, Rama tha se këtë model pret që ta përdorin edhe vendet e Europës në mënyrë që paratë e fushatave të mos shkojnë vetëm për regjira e ndotje akustike.

“Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj. Duke qenë se fushata nis me 14 prill dhe mbaron me 14 maj por duke qenë se deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model”, tha Rama.

Ndërsa zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans sugjeroi që Shqipëria të tërheqë markë të re turistësh duke u kthyer në vend të përgjegjshëm ndaj turizmit me ulje të nivelit të karbonit që shkaktohet kryesisht nga udhëtimi.

“Shqipëria ka shumë mundësi. Keni shumë për të ofruar. Ndoshta s’do jeni luksoze se ka vende që ndërtojnë industri luksoze, por mund të jeni vendi më i ndërgjegjshëm ndaj turizmit, mund të tërhiqni markë të re turistësh. Kjo është një mundësi për Shqipërinë. Të punojmë me industrinë ajrore. Duhet të kemi një ide më modulare. Mund të bëjmë diçka me trenat nëse fusim trenat e natës, ndoshta të përdorim biçikletat. Çfarë nuk duhet bërë është të thuash që s’duhet të udhëtoni se ndikon në klimë, por duhet të udhëtoni në mënyrë të ndërgjegjshme”, tha Timmermans.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka renditur një sërë arsyesh pse duhet vizituar Shqipëria.

“Shtresat e arkitekturës, Bashkëjetëesa fetare, më paqësori, unike, në itineraret e objekteve të kulturës, por edhe vende ku mysliman e të krishterë gjenden bashkë, njësoj si këto ditë, jemi vendi i parë në borë me numrin më të madh të ditëve pushim për arsye fetare. Kulinaria, nga fshati me kuzhinën e gjyshes te restorantet, halli i vetëm vështirësia e zgjedhjes. Mikëpritja shqiptare, nuk ka shkollë turizmi, apo yll për ta vlerësuar, bujaria dhe mikpritja është gjentike, 7.5 mln vizitorë të huaj pritëm vitin e kaluar”, tha Kumbaro.

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit që filloi sot për herë të parë në Ballkan, është me pjesëmarrës nga 38 vende të botës, që do të jenë pjesë e një platforme diskutimi 3-ditore si një promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Rama tregon sërish historinë e VIP-it që kërkoi makinë të blinduar për të ardhur në Tiranë: I thashë të kthehet se nuk e ofrojmë si shërbim

 

Kryeministri Edi Rama ka treguar sërish historinë e një zyrtari të lartë të BE që kërkoi makinë të blinduar për të ardhur në Tiranë. Në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt në Tiranë, Rama tha se e kishte refuzuar që t’i jepte makinë të blinduar e njerëz të armatosur se nuk ndihej i sigurt më Shqipëri.

Rama tregon se të nesërmen i erdhi në zyrë dhe i kërkoi falje për Shqipërinë që e kishte paragjykuar.

“Disa kohë më parë, një person i rëndësishëm nga BE, nga një vend i pasur e i mirëinformuar zbriti në Tiranë. Unë isha në makinë dhe marr një mesazh nga drejtuesi i sallës së pritjes për VIP-at në aeroportin e Tiranës dhe më shkruan: “Të lutem merr në telefon, është urgjente’’. Mendova, ishte ndonjë bombë a ndonjë zjarr se pse duhet të më fliste mua? s’kishte ndodhur kurrë.

Marr në telefon dhe më thotë: “Zoti kryeministër, me vjen keq t’ju shqetësoj, por kalova të gjithë zinxhirët e hierarkisë, askush nuk mundi të ma zgjidhë problemin dhe më duhet udhëzim”.

“Cili është problemi”, - i them. Më thotë: “Kemi një person të rëndësishëm që nuk do të hyjë në Tiranë”. E pyes, “Çfarë do të thotë nuk do të hyjë në Tiranë? A ka ardhur në Tiranë”? “Po, po, ka ardhur në Tiranë, ka ardhur me një delegacion me dhjetëra njerëz, por nuk do të hyjë në Tiranë. Çfarë duhet të bëj”? “Pse”, - i them.

“Sepse nuk ndihet i sigurt dhe kërkon automjete të blinduara dhe roja të armatosura me pushkë”. Pyeta cili ishte statusi i këtij personi të rëndësishëm dhe normalisht ishte pjesë e asaj lige që duhej shoqëruar nga Garda jonë kombëtare. I thashë, “Garda jonë kombëtare do të jetë aty”. “Po, po, janë këtu”, me thotë, - “po nuk i merr seriozisht ato pistoleta që kanë, kërkon pushkë”.

I thashë, - “Mirë, i thoni zotërisë që nuk ofrojmë një shërbim të tillë kaq special kështu që mund të kthehet”. E thashë me një shqipe më të ngjyruar dhe e fika telefonin.  Pas 45 minutash më shkruan që kanë hyrë në Tiranë.

Të nesërmen në mëngjes ky zotëri vjen në zyrën time. Nuk e di nëse ai e dinte, që unë e dija tashmë ç’kishte ndodhur, por erdhi dhe gjëja e parë që më thotë ishte: “Zoti Kryeministër ju detyrohem një ndjesë”. I them, “për çfarë”?

Më thotë, “dëgjoni, kam udhëtuar në shumë vende. Jam një qytetar i botës. Kurrë, asnjëherë nuk jam gjendur në një hendek kaq të madh midis asaj që mendoja se ishte Shqipëria dhe midis asaj që shoh që Shqipëria është”. I thashë, - “Dëgjo, mos u shqetëso. U ndodh të gjithë atyre që vijnë në Shqipëri”.

Tha, “jo, jo”, dhe meqë ra fjala, nuk dua t’ju jap shumë informacion, është një socialist mysliman. E më thotë, “Meqë ra fjala, po ecja në qendër të Tiranës mbrëmë. Është kaq mbresëlënëse, është kaq europiane, është kaq mesdhetare. Ndihesh si në Itali dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar. A mund ta imagjinoni” - më tha mua.

I them, “po, sepse nuk ka gra të mbuluara në Shqipëri. Ka disa vajza me shall dhe natyrisht ne i shohim me shumë respekt, por nuk ka gra të mbuluara”.

“Dhe sot në mëngjes përpara se të vija tek ju”- më thotë, “shkova në Ministrinë e Brendshme dhe njerëzit flisnin anglisht. A e imagjinon dot”?

I thashë, “dëgjo, a e lëmë këtu? Do të ishte mirë që ta mbanit këtë eufori dhe entuziazëm për Shqipërinë kur të ktheheni në vendin tuaj dhe t’u thoni njerëzve tuaj atje, që Shqipëria është krejt ndryshe nga ajo çfarë mendoje”. “Sigurisht do ta bëj, do ta bëj. Do të vij me bashkëshorten, me miqtë e mi. Sigurisht”.

Dhe meqë ra fjala ai është vërtet shumë i ashpër me emigracionin. Dhe kur u kthye nuk tha absolutisht asgjë nga këto. Nuk ishte keq, por nuk ishte aspak entuziast për Shqipërinë. Thjesht informoi qytetarët e tij se na kishte thënë që duhet ta luftonim më fort krimin dhe emigracionin e paligjshë”, tha Rama.

 

Ora 19:31
Rama: Gjysma e parave të fushatës së 14 majit do të shkojë për mbjellje fidanësh! Mbase e ndjek edhe Europa modelin tonë

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gjysma e parave të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit do të shkojë për mbjellje të fidanëve në mënyrë që ulet niveli i karbonit.

“Jemi para zgjedhjeve dhe do të marrim vendim se duke qenë se gjysma e fushatës sonë përkon me periudhën e fundit të mbjelljeve të gjitha takimet tona e mitingjet tona do jenë vetëm për mbjellje dhe paratë e fushatave do të shkojnë për mbjellje. Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj. 

Me këtë lajm që duke qenë se fushata nis me 14 prill dhe mbaron me 14 maj por duke qenë se deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model”, tha Rama.

Mesazhi i fundit që pati ishte që të gjithë ata që vijnë një herë në Shqipëri, e kanë dëshirë për ta vizituar sërish.

“Me Shqipërinë ka një gjë që s’duhet ta harroni, është një vend ku s’duhet të shkoni kurrë se mund të vidheni, rrëmbeheni dhe shumë gjëra të tjera mund të ndodhin. Por nëse do të doni të shkoni njëherë, do të doni të ktheheni”, tha Rama.

Ora 19:25
Rama tregon historinë personale kur iu refuzua viza britanike në vitet ’90

Kryeministri Rama tha se në vitet ’90 ai ka aplikuar për një vizë britanike, por është refuzuar. Sipas tij për këtë ngjarje, i nxitur nga miku që e  kishte ftuar në Britani, kryeministri ka shkruar një artikull për “The guardian”, ku për herë të parë është njohur  me median e lirë.

“Aplikova për një vizë britanike, m’u refuzoi, miku që më ftoi u zemërua dhe më tha pse nuk shkruan një artikull në The Guardian, unë e shkrova për këtë përvojë, atë kohë Britania ishte në BE dhe e dërgoj, u ktheva shomë vonë në shtëpi dhe atëherë nuk kishte celular, kisha një sekretari telefonike dhe një grua më tha që “po ju marrim nga The Guardian dhe duam të flasim me ju”. Së pari titulli dhe së dyti, për dicka brenda lajmit që keni trajtuar. Ajo propozoi një titull që është shumë në rregull dhe kishte dicka shumë për ta ndryshuar në artikull, i thashë pse doni që unë të miratoja këto gjëra, ajo kuptoi që unë isha ai barbari që sapo kisha marrë lirinë dhe më tha kjo është bota demokratike. Disa muaj më pas marrë nga e njëjta gazetë, një artikull të gjatë për Tiranën që duhej botuar “si parajsa e pastrimit të parave”, nuk e di me sa pasaktësi dhe informacion të rremë dhe më kërkuar me mirësjellje nëse kryeministri donte të përfshinte një fjali. Zyra ime u tha jemi gati të flasë se ka shumë pasaktësi dhe dërguam një listë të tërë faktesh, me referenca dhe përgjigja ishte shumë interesante, por do jetë për një kohë tjetër sepse artikulli duhet botuar në orën 12:00 dhe kjo pjesë u botua në gazetë pa asnjë kontroll faktesh dhe pa asnjë të drejtë përgjigje. Duam të mendojmë se civilizimi ynë po evoluon për më mirë”, tha Rama.

Ora 19:17
Konventa e Turizmit, komisioneri Timmermans: Mund të tërhiqni markë turistësh si vendi më i ndërgjegjshëm, KE gati të punojë me ju për të ulur gjurmën e karbonit

 

Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans ka dhënë disa sugjerime për Shqipërinë që të tërheqë markë të re turistësh duke e kthyer vendin në më të përgjegjshmin ndaj turizmit.

“Shqipëria në një të ardhme të afër do të bëhet anëtare e BE. Puna ime kryesore është ta vendos Evropën në drejtimin e të bëhet neutral në 2030. Kemi pasur shumë programe. Duhet të punojmë mjaft ngushtë me partnerët në mbarë botën për të arritur sukses. Vendi ku jemi sot ka disa nga plazhet më të mira. Keni mundësi të bëni zgjedhje të reja. Keni disa prej maleve më të bukura që keni parë ndonjëherë.

Shqipëria e ka këtë mundësi dhe inkurajoj autoritetet shqiptare t’i zhvillojnë. Keni shumë për të ofruar. Ndoshta s’do jeni luksoze se ka vende që ndërtojnë industri luksoze, por mund të jeni vendi më i ndërgjegjshëm ndaj turizmit, mund të tërhiqni markë të re turistësh. Kjo është një mundësi për Shqipërinë. Të ulim gjurmën e karbonit. 17% shkaktohet nga udhëtimi. Të punojmë me industrinë ajrore. Duhet të kemi një ide më modulare. Mund të bëjmë diçka me trenat nëse fusim trenat e natës, ndoshta të përdorim biçikletat. Çfarë nuk duhet bërë është të thuash që s’duhet të udhëtoni se ndikon në klimë, por duhet të udhëtoni në mënyrë të ndërgjegjshme.

Ndërgjegjësimi vjen edhe për të tjerët, kjo është dhurata që kemi, jo thjesht të rrimë. Kjo është ajo dhuratë që duhet ta përdorim në mënyrë të mençur. Turizmi është demokratizuar.  Shqipëria mund të na tregojë markat e turizmit dhe Komisioni Europian do të punojë me kënaqësi me ju”, tha Timmermans.

Ora 19:08
Mesazhi i Ramës në Konventën e Turizmit: Shqipërinë e mafies, drogës dhe prostitucionit e kemi lënë në të shkuarën! Ndihuni zotër në shtëpinë tonë

 

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur pjesëmarrësit nga 38 vende të botës në Konventën e Turizmit përmes një mesazhi ku tregon se Shqipëria nuk është ajo që lexojnë në media duke thënë se ka mbetur në të shkuarën krimi, droga, prostitucioni e mafia.

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Kështu shkruan Kodi i shqiptarëve i pari ligj i shkruar i këtij vendi këtu e më shumë se 5 shekuj më parë dhe për sa kohë zoti na vjen në derë përmes atij që shfaqet në pragun e shtëpisë sonë, ky i fundit është zot shtëpie për aq kohë sa qëndron mes nesh. Miq të ardhur në 38 vende të botës, ndihuni zotër në shtëpinë tonë. Shijoni sat ë mundeni dallimin mes stereotipin e Shqipërisë në mediat tuaja dhe perceptimit të vetë shqisave tuaja për vendin krejt tjetër ku keni ardhur sot. Ky që shikoni është i vërteti ndërsa vendi i krimit, i mafies, krimit, drogës, prostitutave e plehrave, hajdutëve e lypsave është pjesërisht një vend të cilin ne e kemi lënë pas në të shkuarën dhe pjesërisht që e mban gjallë në retorikën e tyre dashakeqe dhe spekulante vendas dhe të huaj me gojën e tyre apo penën e tyre”, tha Rama.

Ora 18:56
Sekretari i Përgjithshëm i OBT: Duhet të angazhojmë të rinjtë në turizëm! Bashkëpunimi është kyç

 

Zurab Polikashvill, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit tha se bashkëpunimi është një pikë kyçe sa i përket turizmit, e ndërsa theksoi se fokusi do duhet të jenë angazhimi i të rinjve në këtë sektor.

“Një forum investimesh në Tiranë, për të vijuar me këto takime të rëndësishme investimesh, do vijë në kohën e duhur dhe raport i miqësisë sonë dhe partneritetit. Bashkëpunimi është kyc për të zhvilluar turizmin, Shqipëria do të rritet në përmasa dhe ndikim, pa njerëzit e duhur nuk mund të realizojmë planet tona, përparësi është edukimi, roli i të rinjve në turizëm, mbetemi të gatshëm të kontribuojmë për vitin Europian të aftësive, presim të punojmë me ju për turizmin”,  tha Zurab Polikashvill, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer daja: 04/04/2023 09:30

    Me gjysmën tjetër mbill RRENA!

    Përgjigju
  • Riku: 04/04/2023 08:24

    Kam idene qe do i mbillni te tarraca e bashkise... se aty ku jane te liqeni vetëm po i shkulin ndërtuesit nje cope po hahet te ish 2 luanet... nje cope gjigande e hengri sheratoni nje cope marshalla po e han ndërtuesi te triangolo... gjithsesi ju jepini se jemi me fat qe keni qëlluar kaq patriotë...

    Përgjigju
  • Pete: 04/04/2023 05:05

    Aman mos mbillni kaq shume fidane se na myten pyjet e bashke me ta derrat dhe arinjte.

    Përgjigju
  • Arbërori: 04/04/2023 01:41

    Hahahaha Hahahaha po i pështirë ështé ky tradhtar shqipfolës, ska gjë të quditeni ështé vlla me Vucicin fashist qetnik

    Përgjigju
  • Think twice: 04/04/2023 01:23

    Mr.Prime Minister!Please,listen:Zgjuarsia pa PërUlësi nuk vlen hiç?!Dëgjoje Zërin e Z.Franc Zimmerman sepse tha dhe bukur,nuk na duhet beton Çeliku me 5 yje.. Albania needs an eco-natural Tourism..!!!Prandaj,sa më shumë Pemë e Parqe Natyrore...!!!

    Përgjigju
  • Miku: 03/04/2023 20:41

    Po turiste ka boll se eshte akoma lire, po shif sill ndonjw fabrikw edhe ule TVSH-ne, sw nuk ecen ekonomia me fasoneri

    Përgjigju
  • iliri: 03/04/2023 20:11

    KU TE VIJNE TURISTET O RAMA,,,,JU E KENI SHKATARRUAR PLAZHIN ME PALLATE MBI RERE,,KUR RERA NUK DUHEJ ZENE ASNJE CM....NGA TEUTA E DERI NE GOLEM ESHTE MBUSHUR ME PALLATE,,KUR ATY DIHEJ TE KISHTE VETEM HOTELE DHE RESORTE...EDI RAMA SHEMBI TE GJITHE PALLATET NE PLAZH-DURRES-GOLEM DHE NDERTONI RESORTE ME PISHINA PARA DHE 10M LARG NJERI- TJETRIT,,ESHTE SHUME E THJESHTE MJAFT TE SHIKONI SI I KANE NE ITALI-SPANJE-GREQI...FRANCE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare