Kurbini mbyll numërimin për Këshillin, PS forcë e parë! KQZ: Një kuti e thyer është e pavlefshme, nuk numërohet

Partia Socialiste doli forca e parë edhe në Kurbin, duke siguruar 9 vende në këshillin bashkiak, ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 6 vende ne keshill dhe Partia Socialdemokrate me 3 vende. KZAZ-ja nr 15 bëri të ditur se një kuti nuk është numëruar, për shkak se u dëmtua gjatë transportit nga qendra e votimit për në qendrën e numërimit. 

Kutia i përket fshatit Shpërdhet në Mamurras, për të cilën KZAZ e Kurbinit tha se është dërguar për numërim në KQZ. Ndërsa zëdhënësja e KQZ, kontaktuar nga Report TV deklaroi se “kutia e thyer është konsideruar e parregullt dhe nuk është përfshirë në tabelën e rezultateve. Ndërkohë që kjo kuti nuk do të rinumërohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.

Rezutati tashmë është shpallur dhe në faqen zyrtare, ku PS-ja rezulton me 1200 vota më shumë se BF-ja. Edhe Bashkinë e Kurbinit, e fitoi kandidatja e majtë Majlinda Cara, e cila rikonfirmohet në krye të bashkisë.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja