Mbahet raundi i 26-të i dialogut mes
Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel

Mbahet raundi i 26-të i dialogut mes<br />Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel
Në Bruksel ka filluar takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Takimi po mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE -së, Federica Mogherini. Lajmin për fillimin e takimit e ka bërë të ditur më Twitter zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq. Paraprakisht kryeministri Mustafa ishte takuar me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini.

Në këtë takim pritet të bisedohet për këto çështje: Prefiksi, energjetika, barrikada mbi lumin Ibër dhe për Asociacionin serb të komunave.
Media të ndryshme rajonale e botërore, para fillimit të takimit, kanë paralajmëruar bisedime të vështira ndërmjet dy delegacioneve pasi asnjëri nuk është i gatshëm të lëshojë pe nga kërkesat e veta.

BE pritet t’i kërkoj Vuçiçit dhe Mustafës që të firmosin “marrëveshje konkrete”, shkruan gazeta serbe “Danas” duke iu referuar burimeve diplomatike. Dje, dy delegacionet zhvilluan një takim në nivel teknik.
 
Ndërkohë, mediet në Prishtinë raportojnë se dy kryeministrat do të arrijnë një marrëveshje për heqjen e barrikadave nga Ura e Mitroviçës.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604