Emrat/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, personat që transportuan furgonët e PD-së dëshmojnë në gjyqin ndaj Arbër Paplekajt! Seanca e rradhës në 17 shkurt

Emrat/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, personat që transportuan furgonët e PD-së dëshmojnë në gjyqin ndaj Arbër Paplekajt! Seanca e rradhës në 17 shkurt

Viktima, Pjerin Xhuvani, autori i vrasjes, Arbër Paplekaj

Mëngjesin e sotëm për tre orë është mbajtur seanca e rradhës për Arbër Paplekajt, të akuzuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.  Gjatë seancës janë marrë në pyetje 7 dëshmitarë, 2 policisë dhe 5 persona të cilët kanë kryer transportin e furgonëve të strukturës së mbrojtjes së votës nga Tirana në Elbasan.

Dashamir Llamaj dhe Erjon Ismaili janë dy punonjësit e policisë që kanë dëshmuar sot ndërkohë që pjesë tjetër kanë qenë anëtarë të strukturës së armatosur të Partisë Demokratike si Mentor Sovjani, Renaldo Bodelci, Kreshnik Gjecka, Indrit Kalemaj.

Të thirrur për të dëshmuar ishin edhe Ilir Beko, i cili nuk dëshmoi për shkak të lidhjes familjare me një nga të pandehurit, si dhe Kristian Kotorri, i cili nuk dëshmoi sepse ky dëshmitar u revokua nga gjykata me kërkesë të prokurorisë. Ndërkohë që dëshmia e Ymer Xhaferrit u shty për seancën e ardhshme.

Report TV mësoi se gjatë dëshmisë së tyre ata kanë pranuar se thjesht kanë kryer transportin e mjeteve nga Tirana drejt Elbasanit dhe se nuk kishin dijeni mbi ngjarjen.  Mes dëshmitarëve ka qenë edhe një person i cili ka pasur të parkuar makinën e tij pranë vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit.

Avokatja e familjes Xhuvani, Rezarta Tahiraj bëri me dije se aktualisht në seanca po dëgjoheshin të gjithë dëshmitarët dhe se ende nuk mund të arrihej në një opinion përfundimtar lidhur me çështjen. Seanca e rradhës do të mbahet në 17 shkurt në orën 10:00 ku pritet të paraqiten edhe dëshmitarë të tjerë.

Çfarë ndodhi më 21 prill të 2021:
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Përfundon seanca ndaj Paplekajt, dëshmojnë 9 personat që morën furgonat e përdorur nga struktura e mbrojtjes së votës! Në 17 shkurt seanca e rradhës

Ka përfunduar seanca e gjyqit ndaj Arbër Paplekajt për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021. Report TV ka mësuar se në seancë kanë dëshmuar 9 persona të cilët kanë marrë furgonat që u përdorën nga skuadra e mbrojtjtes së votës.

Këta persona kanë deklaruar se vetëm kanë bërë transportoin e këtyre furgonave në Tirana në Elbasan. Ndërsa mes dëshmitarëve ka qenë edhe një tjetër banor i zonës i cili ka pasur të parkuar makinën e tij pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

"Jemi në fazën e dëgjimit të gjitha dëshmive. Nuk mund të japim një opinion përfundimtar lidhur me këtë çështje. Seanca e rradhës do të mbahet në 17 shkurt në orën 10'- u shpreh avokatja e familjes Xhuvani.

B.V/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi