Në New York po mbahet seanca gjyqësore përmbyllëse ndaj Ish presidentit amerikan Doland trump, I akuzuar për sulmin seksual ndaj një gazetares Jean Caroll në vitin 1996. Avokatja Roberta Kaplan paraqiti argumentet duke shfaqur përpara jurisë pamje me video nga dëshmia e zotit Trump në muajin tetor dhe një video nga viti 2005, ku Trump thotë se burrat e famshëm mund t’i prekin gratë në organet gjenitale pa i pyetur ato. Avokatja Kaplan përmendi komentin e Trump se yjeve si ai nuk u hyn gjemb në këmbë nëse sulmojnë seksualisht një grua.
Avokattja e Caroll i tha jurisë se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me thashetheme, por një rast ku juria duhet të peshojë dëshmitë e 11 dëshmitarëve, përfshirë zonjën Carroll, përballë dëshmisë me video nga zoti Trump.
Ajo i tha jurisë se shumë nga ato që zoti Trump tha në deponimin e tij dhe në deklarata publike “në të vërtetë mbështesin akuzat tona në çështje”.
Trump, i cili nuk ka marrë pjesë në gjyq, ka këmbëngulur në deklarata publike dhe në deponimin e tij se Caroll i bëri pretendimet për të rritur shitjet e një libri me kujtime të vitit 2019. Carroll, 79 vjeçe, e cila kërkon dëmshpërblim dhe ndëshkim, dëshmoi për më shumë se dy ditë në gjyqin që po futet në javën e tretë. Ajo tha se në pranverën e vitit 1996 zoti Trump i cili po hynte në një dyqan nga i cili ajo po dilte dhe i kërkoi asaj që ta ndihmonte atë për të blerë një dhuratë për një grua.
Carroll tha se ata shkuan katin e gjashtë të dyqanit ku në një dhomë zhveshjeje me Trump flirtimet mes tyre u kthyen në dhunë, ndërsa zoti Trump e vuri atë pas murit dhe e përdhunoi. Ajo tha se e goditi atë me gjunjë pas ndodhisë disa minutashe dhe u largua nga dyqani. Ndërsa avokati Trump Joe Tascopna në argumentet e tij përmbyllës tha se pretendimet e Carroll janë "fiksion". Nëse Carroll fiton, do të ishte hera e parë që një ish-president do të shpallet përgjegjës për një sulm seksual