Përkujtohen ushtarakët anglezë të Luftës II Botërore! Smith e Zingraf: Bashkë për një botë demokratike të paqtë! Krrashi: Akuzat ndaj shqiptarëve, konsum i brendshëm

TIRANË- ‘Përtej përgjakjeve të së shkuarës, e ardhmja duhet të na gjej bashkë’. Ky ishte mesazhi i dhënë nga Ambasadori Britanik Alastair King-Smith dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf, gjatë zhvillimit të një ceremonie përkujtimore në Varret e ushtarëve britanik dhe gjerman, të rënd në gjatë luftës së dytë botërore në tokën shqiptare.

Në ceremoni ishin të pranishëm Kryetari Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali etj. Nga opozita ishte ish kreu i PD Lulzim Basha dhe ish aleatja Monika Kryemadhi, kandidatët për primaret në PD, deputeti Belind Këlliçi dhe ish Deputetja Rudina Hajdari. Pjesë e ceremonisë  edhe përfaqësuesi të komuniteteve fetare në Shqipëri.

Ambasadori Britanik Alstair King Smith, duke marrë fjalën në ceremoni the se vetëm duke qenë bashkë luftohet për një botë demokratike dhe të lirë.

“Lufta dytë botërore ishte një “Titanik” për popullin anglez dhe gjithë botën. Shumë të rinjtë u larguan nga shtëpitë e tyre për të mos u kthyer më. Ajo luftë solli demokracinë dhe lirinë. Agresioni Rus në Ukrainë është një tjetër tragjedi që ka prekur botën dhe na kthen në të shkuarën. Prandaj, ajo që ne mund të bëjmë është të ngremë ura bashkëpunimi me njëri tjetrin, duke lënë mëritë e së shkuar për të ndërtuar dhe mbrojtur botën demokratike dhe të lirë që kemi arritur falë sakrificave të burrave dhe grave në të shkuarën”.- tha Smith.

Për Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane, Peter Zingraf, është e rëndësishme të mos harrohet sakrifica e të rënëve në luftën e dytë botërore, veçanërisht në kohën kur paqja është e brishtë.

“Nuk ka më mirë se sa Tirana për këtë ceremoni. Ajo kohë na kujton se sa e rëndësishme është paqja. Në fillim të këtij viti, sërish lufta shfaqi anën më të errët të saj dhe ajo që duhet të bëjmë është të jemi bashkë, duke lënë pas ndasitë e të shkuarës, për qëllimin e madh të ruajtjes së paqes dhe demokracie.”- u shpreh Zingraf.

Lavdrim Krrashi, Deputet i Partisë Socialiste i pranishëm në ceremoni tha se Shqipëria ishte dhe mbetet në krahun e duhur të historisë. I pyetur për “Report Tv” mbi protestën e shqiptarëve në Londër të shtunë, Krrashi tha se deklaratës e një segmenti të qeverisë britanike janë edhe për konsum të brendshëm politikë.

Varri memoriali u përurua me datë 8 maj 1994 me rastin e 50 vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.  Populli i Kryeqytetit dhe Shqipërisë i është mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar pasi në Nëntor 1944 aviacioni aleat me anë të bombardimeve dhe sulmeve të fuqishme ajrore i dha goditjen kryesore dhe përfundimtare forcave gjermane duke bërë të dështonte plani famëkeq për djegien dhe shkatërrimin e Tiranës.

Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
FOTOT/ Majko shtrëngon duart me Këlliçin, Basha nën shoqërinë krerëve të komuniteteve fetare! Çfarë nuk u pa në nderimin e britanikëve të rënë

Sot u zhvillua në varrezat e luftës së Komonuelthit te Liqeni Artificial i Tiranës ceremonia përkujtimore për 52 ushtarët britanike të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Ajo që ra në sy ishte prezenca e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili u pa në ceremoni në shoqërinë e krerëve të komuniteteve fetare si dhe të Princ Lekës. Marrëdhëniet e ish-kryedemokratit me Belind Këlliçin, deputeti i cili është rreshtuar krah Rithemelimit të Sali Berishës, u dukën të ftohta. Ato të dy ishin rreshtuar në distancë nga njëri-tjetri dhe jo krah më krah.

Ndërkohë Këlliçi, i cili ka shpallur kandidaturën në primaret e Rithemelimit, u pa teksa shkëmbente një takim të ‘ngrohtë’ me deputetin socialist Pandeli Majko.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorin britanik Alastair King-Smith, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe politikanë shqiptarë nga qeveria dhe nga opozita.

Ndërkaq ambasadorja e SHBA, Yuri Kim duket se 'nuk i është ndarë' krerëve të drejtësisë së re, drejtuesit të SPAK, Arbern Kraja dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelës.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 13/11/2022 17:19

    Misioni Anglez ka kontribuar ne luften nacional clirimtare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat