Gjykatën e Posaçme shtyu për të martën ora 11:30 seancën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt mbahet nën arrest në burg. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi kishte firmosur deklaratë që do të përfaqësohej nga avokati i tij Ermir Beta.

Në këtë seancë pritej që SPAK të paraqiste informacionin 2 mujor mbi ecurinë e hetimeve.

Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO refuzoi lirimin e Veliajt nga qelia me garanci pasurore.