Replikë Pëllumb Xhufit/ 'Mbaj 80 vjet kujtime mbi kurriz për kampin vdekjeprurës të Tepelenës'

Replikë Pëllumb Xhufit/ 'Mbaj 80 vjet kujtime mbi kurriz për kampin vdekjeprurës të Tepelenës'

Si mund të besohet se nji qytet si Shkodra mbas lufte me rreth 35.000 banorë kishte 13 burgje, se në këtë vend të vogël pushkatohen 43 klerikë katolike të pafajshëm, 21 intelektualë vriten pa gjyqe për një atentat fals në Ambasadën Ruse, se neni 55 i kodit penal edhe për një fjale goje të jepte dënimin kapital, poetët vriten për një vjershë, këngëtari burgoset për një kangë, ekzekutohen gra shtatzana, varen deputetë për një kundërshtim ne parlament, pushkatohen të burgosur për një letër që i dergojnë diktatorit, ekzekutohet kirurgu i famshën italian prof. Lozzi, vdes nga torturat çnjerezore gjeologu polak me famë botenore prof. Zuber, etj, etj.

Vendi u mbush me burgje e kampe: Zadrima, Laçi, Qafebari, Spaçi, Burreli, Vlora, Maliqi, Juba, Kalaja e Gjinokastrës, Shtyllasi, Rradostina, Kuqi, etj. Kanali Vjosë Levan Fier u quajt kanali i gjakut prej vdekjeve të shumta të burgosunve, në kënetën e Maliqit mbulohet me baltë për së gjalli prifti ortodoks.

Në kujtesën e njerëzve mbetet një kamp famëkeq, ai i Tepelenës për të cilin këto ditë asht hapur një diskutim absurd. Me 80 vjetet qe kam ne kurriz dhe me kujtimet qe me kane mbete deshiroj sadopak te hedh drite mbi te verteten rreth ketij kampi vdekjeprures.

Menjeherë mbas vitit 1945 malësoret e mbiShkodres janë të parët që kundërshtojnë rregjimin komunist. Fillojnë raprezaljet ma çnjerezore të piketueme prej M. Shehut dhe Sh. Peçit. Malësia u la në gjak. Fillojnë arratisjet në masë të popullatës drejt shtetit fqinj. Për të frenue këtë eksod të vërtetë shpejt fillojnë internimet në Berat ku nuk kursehen të moshuem, të sëmurë, gra e fëmijë. Familjet vendosen në çadra buzë Osumit në kondita tepër të vështira për një jetë sadopak normale. Vlen të përmendet që banoret e këtij qyteti fshehtas nuk kursyen ndihmat e tyne me ushqime e veshje për këtë popullatë të shumëvuajtun.

Solidariteti i qytetarëve beratas (për këtë i ndjeri Gjon Markagjoni i riu ka botue një libër), shtimi me shpejtësi i të internuemve si dhe vdekjet e shumta sidomos të fëmijëve u banë shkak që këto mjerane të transferoheshin në Tepelenë tek ndërtesat e ushtarëve italiane të ndërtueme në kohën e luftës italo-greke. Kam njofte nga afër shumë familje të shqueme që kaluen vite të tmerrshme në këtë kamp çfarosjeje të Tepelenës. Ata janë familjet Topalli, Luka, Shllaku, Markagjoni, Previzi, Rrepishti, Bushati, Mlyshi etj, si dhe prifti italjan pader Jake Gardin (autor i librit 10 vjet burg në Shqipni).

I nderuem lexues do të kesh durimin të njihesh me 2/3 episode nga jeta në kampin e Tepelenes që të kuptosh se ai ishte një Aushvic i vërtetë. Për fat të mirë ekzistojne piktura të zotit Leke Previzi që evidentojne me saktësi situatat mbrenda dhe jashtë ndërtesave te kampit.

Në mesin e stinës së verës në kamp shpërthen epidemia e disanterisë. Janë femijët viktimat e shumta të kësaj semundje që shkaktoi vdekjen e dhjetrave prej tyne. Vorrimi bahet afër godinave të kampit. Administrata kriminale urdhënoi çvarrosjen e kufomave për t’i spostue ma larg. Ishin këto kufoma të infektueme dhe të dekompozueme që ngritën numrin e vdekjeve nga dhjetëra në qindra. Kjo ishte metodë ma e sofistikueme se ato të Aushvicit, Dakaut apo Bukenvaldit.

Rast tjetër: për minieren e Memaliajt, për galeritë e saj, travetit drunit transportoheshin nepermjet lumit. Për të lëvizë këto trarë lirisht ishin të internuemit që mbrenda në ujë shoqnoshin lëvizjen e tyne në shtratin lumor plot pengesa. Për t’ia vështirsue punën këtyre mjeranëve, administrata hedh në lume një sasi copash telash me ferra, torturë që ia vështirësonte punën jashte mase të denuemve që shpërbleheshin me paga qesharake. Edhe këtë torture do të na e kishte lakmi Aushvici.

Tepelena bante pjesë në zonen e demarkacionit të luftes italo-greke. Lufta si gjithmonë në botë sjell vetëm vdekje. Kudo në këtë territor gjindeshin jo pak armë dhe predha të të gjitha llojeve. Prej ketyne ekzistonte një lloj bombe që kapsulla e saj prej bronzi kushtonte 10 lekë, për t’u përdore si gotë e vogël pije. Per çmontimin e këtyne kapsullave-gote punonte një i internuem që me një skarpel të holle nxirrte kapsullën prej predhave të mbushuna. Një ditë fatkeqësia erdhi, predha i plasi duke i këputë të katër gjymtyrët. Asht pader Gardini që para duarsh trasporton këtë cung njeriu që tepër shpejt ndërroi jetë. Vdekjet, uria, sëmundjet, përdhunimet, ishin linjat që përcaktonin kampin famëkeq të Tepelenës.

Nje person i datëlindjes 1951, Pëllumb Xhufi e vlerëson Tepelenën si një kamp komod edhe pse metodat e trajtimit të internuemve ishin ma çnjerëzore se kampet naziste. Gjithmonë ekziston mundësia të kujtohen këto ngjarje të rënda, të nderohen këto viktima dhe e vërteta e jo gënjeshtra të triumfojë. Nga Shkumbini e poshtë gënjeshtrës së madhe i thonë: (gënjeshtër me xhufkë), ka mundësi që ky epitet i gënjeshtrës (xhufkë) të ketë një lidhje me profesorin, doktorin, akademikun, koleksionistin Pëllumb Xhufi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LARG KETIJ AGRON morrit QE na I zvogelon bemat e paraardhesve te sorre XHUFI: 10/04/2018 17:54

    DUA te komentoj KETE Agronin e TAHIRAMETES QE PO I DRIDHET BUZA PER 21 JANARIN QE ORGANIZOI AI ME TE TIJTE PER TE PERMBYSUR QEVERINE E LIGJSHME. .KETA LLOJ SPECIESH DUAN VETEM TRUMPVAKSINE TE SHEROHEN OSE TE QEROHEN NGA POLITIKA E TAHIRIRAMETES ME SHOKE .

    Përgjigju
  • MOS vdeksh KURRE.: 10/04/2018 14:31

    Jam NGA shtyllasi dhe punova ATJE so edukatore DHE PASHE e lengova KETO QE my zoteria I bekuar NGA ZOTI te na SJELLE NE kujtese aushvicin e envermehmetramiz ( te TRE myslimane te "DASHUR" ) qe korren the THANE dhe dogjen she VRANE ajken e kombit .TRGTARET PASANIKET FISNIKET INTELEKTUALET KATOLIKET ORTODOKSET NE EMER TE KOMUNIZMIT MODEL I HITLERIT .TE MOLEPSURIT JANE ENDE GJALLE DHE PJERDHIN NGA GOJA TE NJEJTAT FJALE SI SORRA XHUFI SE NGA PELLUMBI ESHTE SHUME LARG TE QENIT .SHEMTIRA E GRAMOZ RUCIT .

    Përgjigju
  • Argon: 10/04/2018 11:06

    Është shumë mirë që flitet për këto ngjarje. I shërbejnë të gjithëve të kuptojnë se kush i ka drejtuar në atë kohë. Veçse, kjo duhet bërë me kulturë, pa emocione, pa teprime dhe pa përdorur "historianët e partive". Kam parasysh këtu ata që ndjekin vija partish në shkrimin e ngjarjeve dhe jo të vërtetën. E kam pak të vështirë të besoj se njerëz të çfarëdoshëm do të na nxjerrin të vërtetën kur e kemi të qartë se shoqëria shqiptare kishte dhe ka ende të vështirë gjetjen e së vërtetës për 21 janarin 2011 dhe Gërdecin, vitin 97 etj. Sa e përçarë dhe sa egër u tregua një pjesë e saj për ata që dolën të protestonin dhe u vranë. Ndërkohë që këtu flitet për shumë vite më parë. Në të gjithë këto shkrime, ato që nuk na vihen në pak, janë të dhënat për gjendjen ekonomike të vendit në atë kohë. Numrin e të shkolluarve, nivelin kulturor të shoqërisë, varfëria. Po familjet e shqiptarëve të tjerë në çfarë kushtesh jetonin? Nuk e them këtë për të zvogëluar atë çfarë ndodhte në kamp, por dua të vë në pah se përveç kushteve të skamjes që ishte i gjithë vendi, këta njerëz vuanin edhe shtypjen nga njeriu. Po gjendja ndërkombëtare cila ishte? Megjithatë, e gjitha kjo zhurmë që po bëhet do të na shurdhojë veshët dhe asgjë nuk ka për t'u bërë. E shumta do të bëjnë muzeun dhe do ta quajnë me të madhe si Aushvici dhe më pas do ta marrë dikush me konçension. Kështu do të pasurohen me vuajtjen e fatkeqëve një grusht mizash. Qasja që i bëhet kësaj çështje duke e barazuar me nazizmin është miope. Ai kamp duhet të ketë një emër të përveçëm, në mënyrë që të njihet dhe mbahet mend veçoria e tij. Nuk ka shqiptarë që e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur në Aushvic, por se çfarë ka ndodhur në Shqipëri e kanë më të qartë. Nëse ju këtë muze e bëni për turistët e huaj është gjë tjetër. Nëse e bëni për të vërtetën, duhet të jeni të gjithë të ndershëm në ato që flisni. Edhe mbajeni mend, e kundërta e "komunizmit" është antikomunizmi. Ndërsa neve na mungojnë vlerat demokratike! Komunizmi nuk mundet dot me numra, por me vlera! Ato çfarë ende nuk po shohim këto 30 vitet e fundit. Edhe sot që flasim nuk ka drejtësi. Njerëzit dhe gati 1 milion banorë janë të dënuar me skamje nga vjedhësit dhe të korruptuarit e vlerave demokratike. P.s Të lë një shije të hidhur ky shkrim kur lexon në fund shprehjen "Nga Shkumbini e poshtë"!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja