DEBATI/ Qiparisat e kampit të Tepelenës nuk ka kush ti vadisë?

DEBATI/ Qiparisat e kampit të Tepelenës nuk ka kush ti vadisë?

Qiparisët në kampin e Tepelenës

Debati për një Muze në Tepelenë kushtuar periudhës se diktaturës ka disa vite që është hapur. Fillimisht nga Ministrja Kumbaro (deputete e zonës) e cila, mbështeti  me fonde një projekt të iniciuar nga një numër personazhesh nga Tirana, të cilët përveç specializimit në marrjen e grante të huaja për çdo kauzë të hedhur në treg, nuk është se kishin ndonjë lidhje me historinë e “Kampit të Tepelenës”.

Me një vrull dhe zhurmë qe krijohet ne përgjithësi për të impresionuar donatorët, grupi i iniciatorëve i cili solli në Tepelenë edhe një kamion “Zis” të komunizmit ( në kohën e transferimit të familjeve të internuara nuk kishin ardhur ende  “Zis”- ët sovjetik. Lëvizjet bëheshin kryesisht me kamionë  “Ford” apo “Shevrolet”  amerikanë të sjella nga ndihmat e “UNRRAS” ) premtoi plot buje se do te ngrinte nje Muze si simbol te persekutimit komunist. Por pervec disa leksioneve në fushën e ish Komandës se Divizionit Italian  “Modena” , dhe mbjelljes se  disa Qiparisëve për sytë e medias, nuk u be me asgjë. Qiparisët  e braktisur jane  dëshmia e vetme e fondeve të marra dhe  që nga mbjellja e tyre   e deri më tani,  grupi i iniciatorëve  qe harxhuan nja 250 mijë euro  e kusur , nuk  u ndien më për “vuajtjet e ish të internuarve

Qiparisët nuk i vadit më njeri dhe “Muzeu” i shpallur me aq bujë nuk dihet se ku ndodhet. Rastësisht kam qenë pjesëtar i këtij debati publik kur kjo ide u hodh në media  dhe si detyrim për debatin e dikurshëm  po i shkruaj këto rreshta.

Që Shoqëria shqiptare ka bërë shume pak për të kujtuar dhe mbrojtur trashëgiminë materiale të kohës së diktaturës si një mënyrë e rëndësishme e memories historike kjo eshte e qarte. Brezat që vijnë gjithnjë e me pak po shohin gjurmët e një periudhe diktature ekstreme.

Që shoqëria shqiptare nuk ka treguar asnjë shenjë të pendesës për atë që ndodhi 40 e ca vjet te diktaturës edhe kjo është më se e dukshme.

Por Shteti Shqiptar ka detyrën historike për te mbrojtur, ruajtur dhe shpjeguar ne mos të gjitha, pjesën me të rëndësishme të gjurmëve  të diktaturës për brezat që do të  vine. Si një mënyrë për të mos lejuar më historinë te ripërsëritët dhe diktatoret te rikrijohen.

Por le  ti kthehemi idesë së Ministrisë se Kulturës për një Muzeum ne ish kapanonet e ushtrisë italiane në Tepelenë. Perse ne Tepelene? Ne fakt Shqipëria ka një seri kampesh dhe burgjesh të tmerrshme të cilat mund të ishin Muzeume të memories kolektive mbi Diktaturën. 

Spaçi për vete historinë që ka dhe pozicionin natyror do te ishte nje Muze i jashtë zakonshëm por edhe një mundësi e madhe turistike për banoret e zonës. Përpara disa viteve së bashku me Artan Shkrelin e vizituan me idene dhe propozimin për një Muzeum mbi Diktaturën komuniste qe humbi  sirtareve. Por përveç Spaçit, janë një sere kampesh te tjera  te cilat ishin ngritur dhe funksionuan për te burgosurit politike.

I ashtu quajturi Kamp i Tepelenës ne fakt ishte një kazerme ushtarake e ndërtuar nga Italianet përgjatë Luftes Italo - Greke.  Pas Clirimit te vendit,  ky garnizon u  përdor  per te internuar nje numër familjesh  dhe personash te cilët kishin lidhje me ata qe ne terminologjinë komuniste quheshin si “Diversante”  një emër qe përmblidhte një numër kundërshtarësh te rrëgjimit komunist,  qofshin ata realisht njerez qe e kundërshtuan me arme ne dore komunizmin apo ata qe hidheshin ne Shqiperi nga Sherbimet inteligjente Jugosllave, Italiane apo anglo amerikane. Kushtet ne këtë kamp sigurisht ishin te vështira për një vend qe sapo kishte dale nga Lufta. Urija, sëmundjet dhe jetesa ne nje vend ekstremisht te varfër si Tepelena e asaj kohe sollën vdekjen e një numri te internuarish ku me e dhimbshmja ishin ato te fëmijëve.

Por a është ky Kamp i improvizuar internimi ne Tepelene simboli i Diktaturës Komuniste? Simboli i te “Keqes Shqiptare”  Perse jo Spaçi? Maliqi? Savra? Elbasani? 

Sot Ministria e Kulturës dhe dje personat qe e shpallen këtë ide nuk  kane dhënë ende ndonjë studim te thelluar mbi këtë Kamp dhe kontekstin lokal për kohen?  Ne se Kampi jetonte ne kushte urije,  a ishte popullata e pas luftës ne zonën e Tepelenës ne kushte mbi jetese, sëmundjesh dhe vështirësish?  

A  ka ndokush nga Ministria e Kulturës raportet e UNRRAS  te cilat flasin për një varfëri ekstreme te Jugut Shqiptar ku popullata e djegur dhe e dëbuar nga Lufta disa vjeçare jetonte ne mjerim?  A ka ndonjë te dhënë statistikore për vdekjen e fëmijë ne zonën e Tepelenës ne ate kohe  nga tifo e morrit, urija apo semundje te ndryshme? Këto dhe te dhëna te tjera  mund te na jepnin një panorame me te qarte për te kuptuar kontekstin lokal dhe faktin se popullata e kësaj zone  ishte po ashtu ne kushte te mjera por nuk ishte nje popullate armiqësore ndaj te internuarve “veriore”. Ide kjo  e përçuar nga mbjellësit e Qipariseve.

Mos ndoshta  ideja e këtij Muzeumi ne Tepelene  dedikuar një kampi internimi shume jetëshkurtër behet me qellim ne një prej zonave me aktive te rezistencës anti fashiste si nje lloj revanshi historik? 

Për te ngritur një “Muze” te Memories historike kaq te rëndësishëm per brezat e ardhshëm,  nuk është e nevojshme vetëm dëshira e mire por ne radhë te pare e vërteta historike. Një e vërtetë qe nuk duhet te varet nga  pazarexhinjte e granateve te huaja por nga serioziteti i një Shteti i cili kërkon te  ndriçojë dhe nxjerre mësime nga e kaluara.  Përndryshe edhe kjo përpjekje në dukje pozitive do të përfundojë si realiteti në Gazermat Italiane të Tepelenës  ku Qiparisët e mbjellë nuk i vadit  askush më.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Të kishin mbjellë hashash: 11/09/2023 17:07

    Do kishte kush t'i vadiste.

    Përgjigju
  • I am: 11/09/2023 16:53

    Nuk ka pendese sepse ka hipokrizi. E di gjithe populli qe keta vetem per para e kane mendjen. Jane te njejtet njerez qe mbajne ende ne krye Saliun dhe Meten te dy ish bashkepuntore te sigurimit dhe bejne moral per krimet e komunizmin. Ndonje muze per 97, vrasjet, grabitjes se pronave, shpopullimin ne mase, drogen dhe prostuticionin e ketyre 33 vjeteve kur do hapet?

    Përgjigju
  • Gazepi: 11/09/2023 12:50

    Po normale se kelyshi kuq termeti llum mbi llumrat. Gjyshi tij ishte xhelati atij kampi dhe shume kampeve te tjere. Turp i eames qe mban xhahila te tille dhe verteton se ska shume ndryshim edhe ai me te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare