KUKËS - Tre persona kanë mbajtur peng për më shumë se 11 orë një shtetas kosovar duke kërkuar 6 mijë euro në këmbim të lirimit të tij. Historia e pengmarrjes së shtetasit Flamur Curri nga Kosova nisi mbrëmjen e së mërkurës (25 shtator) në një lokal në fshatin Shtiqën të Kukësit, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për lirimin e pengut dhe arrestimin e 3 të rinjve gjobëvënës.
Vetë drejtori i policisë së Kukësit konfirmoi për historinë e pengmarrjes dhe operacionin e lirimit të shqiptarit nga Kosova. Pengmarrja është kryer mbrëmjen e së mërkurës në orën 22:00, ndërkohë që policia njofton se arrestimi në flagrancë i tre pengmarrësve është bërë dje në mëngjes në orën 08:30. Të arrestuarit janë Ardjan Muja, 31 vjeç, Shkëlzen Duraku 29 vjeç dhe Lumir Gashi 28 vjeç. Nga të dhënat e para mësohet se tre gjobëvënësit kanë qenë të armatosur me dy automatikë dhe një pistoletë. Ata kanë kërkuar në këmbim të lirimit të tij 6000 euro, ç’ka ka sjellë edhe aktivizimin e strukturave të policisë për lirimin e tij.
Shuma prej 6000 eurosh, do të dorëzohej ditën e djeshme në një lokal në afërsi të pikës kufitare, Morinë, në orën 08:30 nga djali i xhaxhait të pengut. Ndërhyrja e forcave të policisë është bërë në momentin kur në lokal do të bëhej dorëzimi i parave dhe lirimi i pengut. Forcat RENEA, në sajë të një operacioni që ka vijuar për disa orë kanë mundur të neutralizojnë pengmarrësit, si dhe të lirojnë shtetasin kosovar.
“Këta 3 shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, me një mjet tip Golf, me targa AA 701 CD, kanë rrëmbyer e mbajtur peng shtetasin kosovar Flamur Curri, 30 vjeç, banues në Vushtri. Sipas policisë, gjithçka ka nisur për pazarin e dy pasaportave biometrike, pasi pengu ishte njohur në burg me kosovarin e arrestuar. Sipas policisë, Lumir Gashi ka ardhur në Shqipëri dy ditë më parë, bashkë me Flamur Currin dhe kushëririn e këtij të fundit. Ata kanë kontaktuar me dy kuksianët, me qëllim që në emër të tyre të nxirrnin dy pasaporta biometrike.
Pasi kanë rënë dakord për pagesën, kuksianët dhe Gashi kanë mbajtur peng Currin dhe kanë kërkuar që kushëriri i tij t’u sillte paratë. Në këto kushte, kushëriri i tij është nisur për Kosovë, por ka kontaktuar me policinë, duke u treguar se kishin marrë peng Flamur Currin. Menjëherë, policia është vënë në lëvizje, kështu që mëngjesin e djeshëm, kushëriri i pengut ka kontaktuar me autorët, me qëllim që të bënte jepte paratë.
Kur autorët kanë shkuar në vendin e takimit të përcaktuar prej tij, ka ndërhyrë policia dhe ka bërë të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e pengmarrësve. Ndërhyrja e forcave të policisë është bërë në momentin kur në lokal do të bëhej dhënia e shumës së kërkuar. Në cilësinë e provës materiale tre të arrestuarve u janë gjetur e sekuestruar 2 armë zjarri, automatik tip Kallashnikov, 1 pistoletë tip TT dhe 6 aparate celular”, bëri të ditur policia.
Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com