Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj i ka hyrë politikës dhe do jetë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Mavraj bën pjesë në “Listën për familjen”, që udhëhiqet nga dy ish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica. Kjo u konfirmuar për Klan Kosova nga Eman Rrahmani. “Po, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet nga Lista për familjen”, tha ai
38-vjeçari Mavraj prej 2022 e ka lënë futbollin, ndërsa ka qenë pjesë e klubeve me emër si Bochum, Darmstadt, Hamburger, Greuther Furth, Aris Selanik, Koln apo edhe Ingolstadt.
Me fanellën e kombëtares shqiptare Mavraj debutoi më 22 maj 2012 dhe zhvilloi 50 paraqitje duke shënuar tre gola. Veç saj, në 2018 ai u zgjodh edhe kapiten i Kombëtares.