Mban syze apo lente? Ja cili është
make up-i më i përshtatshëm për ty

Mban syze apo lente? Ja cili është<br />make up-i më i përshtatshëm për ty
Shumë prej nesh janë të detyruar të mbajnë syze optike apo lente, duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit ku pjesa më e madhe e punës sonë është e lidhur me kompjuterët.

Por kjo nuk do të thotë aspak të heqësh dorë nga make up apo të mos ndjekësh tendencat e fundit të modës. Ajo ç’ka është e rëndësishme është zgjedhja e make up, e cila është e përshtatshme me fytyrën tonë dhe tipin e lenteve që përdorim.Pra këshilla e vlefshme është e thjesht: Kujdes, butësi, të zgjedhësh produktet dhe ngjyrat e duhura.

Në radhë të parë është e rëndësishme të zgjedhim lente antirefleks, janë transparente krahasuar me ato normalet. Pra syri ynë mbetet më i dukshëm duke dalë në pah edhe ngjyra jonë. Nëse lentet janë pak më të mëdha atëherë mund të kënaqesh me nuanca më të mbyllura dhe të forta
 
Hijet
Kujdes me ngjyrat, nëse keni një skelet syzesh me ngjyra atëherë hijet në sy duhet të jenë në të njëjtën linjë. Janë të përshtatshme ngjyrat neutral, psh ngjyrat e qumështit, e kuqja, bezha. Kush mban syze me ngjyrë të errët, mund të luajë me të gjithë ngjyrat. Në të gjitha rastet duhet të kemi parasysh rregullin e artë, se me make up nuk duhet të dalësh nga kornizat.
 
Vetullat
Vetullat duhet të kurohen me shumë kujdes, të jenë të mirëdizenjuara, ndoshta duke aplikuar një hije të lehtë me ngjyrë të qartë ç’ka  krijon shkëlqim rreth saj.
Sa i përket rimelit , ajo çfarë këshillohet për të gjitha vajzat që mbajnë syze është që të përdoret rimeli i hapur sepse hap shikimi dhe i jep më shumë thellësi sigurisht pa shkaktuar probleme me lentet.
Sigurisht ka edhe një sekret për vajzat që nuk e pëlqejnë shumë make-up, buzët janë çelësi.
 
Buzët
Nëse jeni të prirura t’i lini sytë sa më natyralë atëherë shihni buzët, përdorni një të kuq me ngjyrë të fortë ç’ka do ta tërheq vëmendjen drejt buzëve, pa u ndier aspak në siklet. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj